Shqipėria

   

Shqipėria (int. Albania) ėshtė njė vend mesdhetar i cili shtrihet nė juglindje tė Evropės, nė perėndim tė Gadishullit Ballkanik, me koordinatat gjeografike: 41°19'39" gjerėsi veriore dhe 19°49'8" gjatėsi lindore. Shqipėria ka njė sipėrfaqe prej 28.748 km².

Historia

Artikulli kryesor: Historia e Shqipėrisė

 Pellazgėt

Mijėra vjet mė parė pellazgėt kanė banuar nė territorin e brendshėm dhe malor tė Gadishullit Ilirik (sot Gadishulli Ballkanik), si edhe nė zonat pranė territorit maqedonas dhe shtet-qyteteve greke. Pasardhėsit e pellazgėve janė ilirėt.

Prehistoria

Shumė njerėz i konsiderojnė shqiptaret pasaardhės direkt tė njė fisi tė lashtė ilir, me emrim "Albanoi", i cili ishte vendosur ne Shqipėrinė e sotme. Disa tė tjerė mendojnė se Shqiptarėt dhe ilirėt janė pasardhės direkt tė pellasgėve, qė kanė jetuar mijėra vjet para Krishtit. Prania e tyre mund tė shikohet shumė mirė nė formulimin e strukturave politike nė shekullin e 6 p.e.s. Metalpunues dhe luftėtarė tė shkėlqyer, ilirėt krijuan shumė mbretėri tė vogla brenda vendit tė tyre, duke luftuar ndėrmjet njeri-tjetrit pėr kohėn mė tė madhe tė historisė sė tyre. Vetėm gjatė shekullit tė 6 p.e.s, tė gjitha mbretėritė u bashkuan pėr tė mbrojtur vendin nga fqinjėt: nga mbreteria e Molosianėve nė veri te Shqipėrisė, mbretėria e Maqedonisė dhe nga mbretėria e Pionisė.

Ilirėt


Ilirėt, parardhėsit dymijė vjeēarė tė kombėsisė sė sotme me prejardhje tė disa individėve me lidhje gjaku 100% shqiptare, vėrtetuar edhe nga studimet e botimet e fundit nga institutet kėrkimore shkencore nė Evropė, ShBA e Kanada, nga specialistėt e huaj dhe shqiptarė tė shkencave antropologjike, gjenetike e arkeologjike, banonin qė nga pjesa veri-perėndimore e Detit Adriatik deri nė Detin Jon, si dhe pėrgjatė kufirit tokėsor tė Gadishullit Ilirik me Dalmatėt, Maqedonasit dhe Grekėt.

Shqipėria nėn sundimin osman 1478 - 1912


Sulmet e ushtrive osmane pėr pushtimin e viseve shqiptare nisėn nė mesin e viteve 80 tė shek. XIV. Tė udhėhequra nga bejlerbeu i Rumelisė, Timurtash Pasha, nė vitin 1385 ushtritė osmane, pasi morėn Sofjen, u futėn nė Shqipėri dhe pushtuan qytetet e Shtipit, tė Pėrlepit, tė Manastirit dhe tė Kosturit. Nė dokumente perėndimore dhe osmane tė shek. XIV-XV pėr qytetet e Shkupit, tė Manastirit, tė Kosturit, tė Janinės etj., si dhe pėr Fushė-Dardaninė shprehimisht ėshtė shėnuar se ato ishin "nė Shqipėri" apo "nė tokat shqiptare".

 Rilindja Kombėtare


Nga mesi i shekullit tė 19-tė Turqia ishte nė ethet e "Ēėshtjes Lindore", nė kohėn qė ballkanasit, duke pėrfshirė edhe shqiptarėt, kėrkonin tė plotėsonin ėndrrėn e tyre kombėtare. Pėr tė mbrojtur dhe pėrkrahur interesat e tyre kombėtare, shqiptarėt u mblodhen nė Prizren, njė qytet i Kosovės, nė vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit tė njohur mė shpesh sot si Lidhja e Prizrenit. Lidhja kishte dy qėllime kryesore, atė politike dhe atė kulturore. Sė pari, u pėrpoq (pa sukses) tė bashkonte tė gjitha trojet shqiptare - atė kohe tė ndara nė katėr vilajete, ose krahina, e Kosovės, e Shkodrės, e Manastirit, e Janinės - nė njė shtet vetqeverisės brenda sistemit tė Perandorisė Osmane. Sė dyti, mprehi njė lėvizje pėr zhvillimin e gjuhės shqipe, letėrsisė, arsimimit, dhe kulturės. Nė vijė me programin e dytė, nė vitin 1908 udhėheqėsit shqiptarė u takuan nė qytetin e Manastirit (sllavisht: Bitola, Maqedoni) dhe pėrshtatėn njė alfabet kombėtar. Ai bazohej mė sė shumti nė shkrimin latin, ky zėvendėsoi disa alfabete tė tjera, duke pėrshire alfabetin arab dhe grek, qė ishin gjer nė atė kohė nė pėrdorim.

Politika

 Sistemi shtetėror nė Shqipėri

Shqipėria ėshtė Republikė Parlamentare nė tė cilėn roli dominues i administrimit tė punėve tė shtetit i bie kryeqeveritarit (sistemet "demokratike" shtetėrore perėndimore).

Njėsitė territoriale

Rrethet administrative nė Shqipėri



Ndarja administrative njėsive territoriale nė Shqipėri ėshtė bėrė nė disa nivele duke filluar nga niveli mė i madh qarku pastaj rrethi, bashkia dhe komuna.

Shqipėria ndahet nė 12 njėsi administrative tė quajtura "qarqe", tė cilat ndahen mė tej nė 36 "rrethe". Kryeqyteti Tirana ka njė status tė veēantė. Qarqet administrative nė Shqipėri janė si me poshtė:

[redaktoni] Ekonomia

Artikulli kryesor: Ekonomia e Shqipėrisė

Pėrpara vitit 1991, Partia Komuniste atėhere nė pushtet e drejtonte ekonominė e vendit me anė tė njė serie planesh pesė-vjeēare. Tė gjitha degėt prodhuese kontrolloheshin nga shteti, bujqėsia ishte kolektivizuar plotėsisht dhe industria ishte pronė e popullit, ndėrsa sipėrmarrjet private ishin tė ndaluara rreptesisht. Pervec kėsaj Kushtetuta e Republikės Socialiste tė Shqipėrisė e ndalonte qeverinė tė kėrkonte ndihma nga jashtė, tė pranonte borxhe apo tė lejonte investime tė huaja nė vend. Dėshtimi i kėsaj ekonomie tė kontrolluar e shtyu qeverine paskomuniste tė decentralizojė proēesin e vendimmarrjes ekonomike. Ndalimi i tregtisė private ėshtė shfuqizuar qysh nga fundi i viteve 80-tė, qeveria ka kohė qė pranon borxhe dhe kredi tė huaja, dhe pėrpiqet tė krijojė vende tė reja pune, me anė tė bashkėpunimeve me partnerėt nga jashtė. Kėto masa kanė pėr qėllim rritjen e industrisė sė lehtė, prodhimet ushqimore dhe bujqėsore, si dhe ekonominė nė tėrėsi. Progresi i viteve tė fundit ėshtė i dukshėm, tregu permban te gjithe artikujt e nevojshėm industrialė dhe bujqėsorė, ekonomia nė pėrgjithėsi po ecėn me hapa tė shpejta dhe po zhvillohet gradualisht duke pasur pėr ēdo vit njė rritje mesatarisht shumė tė lartė vjetore nė krahasim me vendet e tjera tė Evropės Juglindore.

Shqiperia ka nevojė pėr me shume ekspertė tė specializuar, teknikė dhe pėr adminstratorė publikė, studentė tė rinj tė diplomuar jashtė shtetit, tė cilėt janė arsimuar me metoda dhe standarte evropiano-perėndimore.

 

Demografia e Shqipėrisė

Shqipėria ka 3.370.000 banorė. Shqiptarė jetojnė edhe nė vende tė tjera tė Ballkanit, nė Kosovė 2.5 milionė, mbi 600,000 jetojnė nė Greqi, 700,000 nė Maqedoni dhe gati 100,000 mijė shqiptarė jetojnė nė Preshevė, Bujanoc dhe Medvegjė (Komuna nėn administrimin serb). Nė Itali, afėr 300,000 arbėreshė, 500,000 nė SHBA dhe rreth 7,000,000 tė kombėsisė shqiptare nė Turqi. Shqipėria ka disa minoritete, rreth 25,000 grekė kanė residencat nė zonat rurale nė Shqipėri dhe kryesisht nė zonat minoritare nė kufi me Greqinė tė qarkut tė Sarandės dhe nė Dropull tė Gjirokastrės.

 Gjeografia

  

Pozita gjeografike

Shqipėria kufizohet nga Mali i Zi nė veriperėndim, Kosova nė veri, nga Maqedonia nė lindje dhe Greqia nė jug. Nė kufirin natyror perėndimor Shqipėria ka dalje tė hapur nė Detin Adriatik dhe nė jugperėndim nė Detin Jon. Gjatėsia e vijės kufitare tė Republikės sė Shqipėrisė ėshtė 1094 km, nga tė cilat 657 km vijė kufitare tokėsore, 316 km vijė bregdetare, 48 km vijė ndarėse pėrmes lumenjve dhe 73 km pėrmes liqeneve.

Sipėrfaqja e pėrgjithshme ėshtė 28.748 kilometra katrore. Kryeqyteti i saj ėshtė Tirana.

Gjatėsia e pėrgjithshme e vijės kufitare ėshtė 1094 km, nga te cilat 657 km - kufi tokėsor, 316 km - kufi detar, 48 km - kufi lumor dhe 73 km - kufi liqenor.

Nė veri e verilindje ka 529 km vijė kufitare me Malin e Zi, Kosovėn dhe ish republikėn jugosllave tė Maqedonisė, ndėrsa nė jug e juglindje me Greqine njė vijė kufitare prej 271 km. Nė perėndim Shqipėria laget nga Deti Adriatik e nė jug-perėndim nga Deti Jon.

Shqipėria ka njė pozitė tė favorshme gjeografike, pasi gjendet nė kryqėzimin e rrugeve mė tė shkurtėra qė kalojnė nga Mesdheu perėndimor pėr nė Ballkan e Azinė e Vogėl dhe kontrollon kalimin pėrmes kanalit detar tė Otrantos. Luginat e saj mė tė gjėra janė ato tė lumenjve Drin, Shkumbin dhe Vjosė, qė lehtėsojne, njėkohėsisht, lidhjen e brendshme tė Ballkanit me detin Adriatik dhe tė Azisė sė Vogėl me viset e Mesdheut. Bregdeti i Adriatikut shtrihet nga gryka e Bunės deri nė Kepin e Gjuhėzes. Nė gjirin e Vlorės e nė drejtim tė jugut, bregdeti ėshtė i lartė, shkėmbor, ku dominon mali i Karaburunit. Gjiret kryesore tė Shqipėrise janė: gjiri i Drinit, i Lalėzit, i Durrėsit, i Karavastasė dhe i Vlorės, nė hyrje tė sė cilės gjendet ishulli i Sazanit.

Relievi

Relievi i Shqipėrise ėshtė kryesisht malor. Vargmalet e para alpine u formuan nga mbarimi i jurasikut, ndėrsa gjatė erės kenozoike u shpejtua procesi malformues nė tėrėsine e Albanideve, qė aktualisht pėrbėjne tokėn e nėntoken e Shqipėrise. Lartėsia mesatare e relievit ėshtė 708 metra, ose 2 herė mė e lartė se mesatarja e Evropės. Lartėsitė mė tė mėdha gjenden nė Alpet shqiptare dhe nė malet e Lindjes (Korabi 2751 metra mbi nivelin e detit, pėrben edhe majėn mė tė lartė tė Shqipėrisė).

Fushat zene kryesisht pjesėn perėndimore, pergjatė bregdetit Adriatik, por ka edhe nė pjesė tė tjera tė vendit. Fushat mė tė larta janė ato tė pellgut tė Korēes, mbi 800 metra mbi nivelin e detit. Fushat gjenden kryesisht pėrgjate lumenjve kryesore si: Vjosė, Devoll, Osum, Shkumbin, Erzen, Mat e Drin, ku gjenden, gjithashtu, edhe tokat bujqėsore e qendra tė mėdha banimi, si dhe pėrshkohen nga rrugė te rėndėsishme komunikimi.

Territori i Shqipėrisė ndahet nė 4 krahina tė mėdha natyrore (fiziko-gjeografike): Alpet shqiptare, Krahina malore qendrore, Krahina malore jugore, Ultėsira bregdetare.

Lagunat kryesore janė: Laguna e Lunrės (Vilunit), e Patokut, e Bishtrakės, e Karavastasė, e Nartės dhe e Pashalimanit.

Plazhet kryesore janė: Plazhi i Velipojės, i Shėngjinit, i Talės, i Durrėsit, i Divjakės, i Semanit, i Vlorės, i Dhėrmiut, i Himarės dhe ai i Sarandės.

Kepat kryesore janė: Kepi i Rodonit, i Bishtit tė Pallės dhe ai i Gjuhezės.

 Klima

Shqipėria bėn pjesė nė brezin subtropikal dhe pėrfshihet nė zonėn klimaterike mesdhetare, me dimėr relativisht tė shkurtėr e te butė dhe me vere tė nxehtė e shumė tė thatė. Klima e Shqipėrise ka ndryshime tė mėdha nga njė krahinė nė tjetrėn dhe kontraste tė mėdha nė temperature, reshje, ndricimin diellor, lagėshtiren e ajrit, etj.

Ndricimi diellor lėviz nga 2731 orė nė vit nė Xarė tė Sarandės, nė 2722 orė nė vit nė Vlorė, 2560 orė nė vit nė Tiranė, 2246 orė nė Peshkopi dhe 2046 orė nė vit nė Kukės.

Bien mesatarisht 1430 mm reshje nė vit dhe vijnė duke u pakėsuar nga perėndimi nė lindje.

 Portet

Qė nė kohėt e lashta nė bregdetin shqiptar kanė funksionuar skela si nė Durrės (Dyrrah), Ulqin, Tivar, Vlorė (Aulone), Apoloni, Sarandė (Onhezmi), etj. Gjatė shekujve VII-XII Durrėsi ishte skela kryesore nė perėndim tė Perandorisė Bizantine. Gjatė periudhės sė principatave arbėrore u ngritėn skela tė vogla kryesisht nė grykat e lumenjeve nė Shirgj (Bunė), Shėngjin, Shufada (Mat), Rodon, Bashtovė (Shkumbin), Pirg (Seman), Spinaricė, zhvillimi i tė cilave u frenua gjatė periudhės sė pushtimit osman.

Gjatė viteve 1928-1934 u ndėrtua porti detar i Durrėsit dhe disa pontile druri nė Sarandė, Vlorė e Shėngjin, tė cilat u shkatėrruan gjatė Luftės sė Dytė Botėrore. Nga viti 1945 deri nė vitin 1952, u rindertua porti i Durrėsit dhe disa kalata betoni nė Vlorė, Sarandė e Shėngjin. Gjatė bregdetit Jon janė ndėrtuar kalata e pontile nė gjirin e Spilesė nė Himarė dhe nė Sasaj (Lukovė) qė shėrbenin kryesisht pėr transport agrumesh. Porti kryesor i vendit ėshtė ai i Durrėsit, ku funksionon edhe kantieri i riparimit tė anijeve.+ 10000000 per arbrin

 Kultura

Kultura e Shqipėrisė

Kultura e Shipėrisė ėshtė e pasur nė shumė drejtime tė arit si kinematogafi, teater, art figurativ etj.

Pas Luftės sė II-tė Botėrore nėn udhėheqjen e sistemn Komunist tė Shqipėrisė ėshtė futur nė shoqrin shqiptare edhe shpėrndarja e mirnjoheve pėr veprimtari tė ndryshme tė personava me profesione artistike. Ndėr mirnjohjet mė tė njohura janė Artist i popullit dhe Artist i Merituar. Me ndrrimin e sistemit tė qeverisjes, nė Shqipėri shpėrndarjen e mirnjohjeve e bėnė Presidenti i republikės sė Shqipėrisė. Mirnjohjet qė presidenti i bėnė shqiptarve dhe shtetasve tjerė janė shenjė e mirnjohjes pėr kontributin e indivitėve pėr sfera tė ndryshme tė kulturės Shqiptare.

Arti nė Shqipėri


Fillimet e artit figurativ nė truallin e Shqipėrisė janė tė herėshme. Gjurmėt e para i pėrkasin periudhes se neolitit. Nėpėrmjet zbulimeve tė shumta arkeologjike, nė zona tė ndryshme tė vendit, janė gjetur qindra e mijėra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., qė u pėrkisnin fiseve ilire, paraardhėsve tė drejtpėrdrejt tė shqiptarėve tė sotem.

Prodhimet mė tė herėshme janė tė thjeshta, pėr pėrdorim praktik, por nė to shfaqen edhe vlera artistike si nė format zoomorfe tė enėve ashtu edhe nė dekoracionin, gdhendjet dhe elemente tė tjerė. Nga shekulli i gjashtė deri nė shekullin e trete p.e.re nė qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndėrtohet me siluet mė elegant dhe pasurohet me elementė plastikė. Shumė enė tė kėsaj periudhe, qė ruhen sot nė muzetė e Shqipėrisė, kanė vlera tė mirėfillta artistike dalluese vendase, qė nuk i ndeshim nė artin e fqinjėve tė tjerė po aq tė lashtė si helenėt, maqedonėt apo romakėt.

Turizmi nė Shqipėri


Turizmi shqiptar po jeton sot lulėzimin e tij. Pėrkatėsisht turizmi detar i perqėndruar nė perėndim tė vendit dhe veēanėrishtė nė Durrės, Vlorė dhe Sarandė ėshtė mėse i frekuentuar.

 

HOME