Eposi
shqiptar i veriut, ose cikli i kreshnikėve, erdhi nė vėmendjen e studiuesve para
njė shekulli. Ai u shfaq pikėrisht nė pėrmbyllje tė epokės sė Rilindjes
Kombėtare, qė me tė drejtė ėshtė quajtur shekulli i kultit tė epopesė.
Letėrsia shqiptare lindi e u zhvillua pėr njė kohė tė gjatė si letėrsi heronjsh.
Ata qė nuk e dinin se ekzistonte nė formėn tradicionale gojore eposi i
kreshnikėve u pėrpoqėn tė krijojnė vetė epope imagjinare dhe ti paraqitnin si
trashėgime orale. Mė pas pati pėrpjekje pėr rikrijimin e njė epopeje integrale,
sipas modeleve tė poemave antike.
Nė eposin shqiptar, si nė ēdo epos tjetėr, koha vjen e shkon sipas njė kalendari
tė ndryshėm nga kalendari njerėzor, qė tė kujton mendėsinė e Epit tė
Gilgameshit, ku njė ditė nė kohėn e hyjnive ėshtė sa njėmijė vjet nė kohėn e
njerėzve. Heronjtė mitologjikė tė eposit shqiptar mbeten tė vdekur nė mejdan pėr
njėqind vjet dhe kur zgjohen thonė: paskam marrė nji sy gjumė. Kur Muji
mendohet, sheh barin kah rritet. Nė epos ka vetėm tė shkuar tė largėt dhe tė
papėrcaktuar. Koha nė pėrfytyrimin mitologjik nuk i bindet orės njerėzore.
Hershmėrinė e thellė tė eposit shqiptar e dėshmojnė dy tipare tė rėndėsishme tė
figurave mitologjike tė ciklit verior: karakteri e tyre matriarkal, nga njėra
anė, dhe ktonik, nga ana tjetėr. Kjo ėshtė njė anė tjetėr e ēėshtjes sė
autoktonisė - gjegjėsisht aloktonisė - sė popullit qė i ka krijuar. Nė eposin
helenik hyjnitė janė matriarkale e patriarkale. Ato bashkėjetojnė e ndeshen,
fitojnė e mposhten, kėrkojnė parėsinė dhe e mbrojnė atė. Cikli i Artridėve
pėrmbyllet me dilemėn tragjike tė Orestit, qė duhet tė thyejė njė traditė e tė
themelojė njė tė re: tė mbrojė tė drejtėn e atėsisė kundėr asaj tė mėmėsisė.
Heronjtė e eposit shqiptar janė bij tė Ajkunės. Ndryshe nga cikli i baladave, ku
"nji plak i urtė" qė kėshillon flijimin e nuses nė urė tė kujton patriarkun, nė
epos nuk ka patriark. Pėr herė tė parė nė epos babai shfaqet me figurėn e Mujit,
nė raport me Omerin (ose "shtatė Omerat"). Nė njėrėn prej kėngėve Omeri duhet tė
lirojė "babė e axhė" nga burgu i krajlit. Kėngėn rapsodi e quan "Omeri prej
Mujit" dhe ky ėshtė rasti i vetėm kur shfaqet njė hije patriarku. Figurė
qendrore dhe rol autoritativ mban Ajkuna. Muji dhe Halili formalisht nuk kanė
babė, ata janė bij tė njė nėne qė urdhėron shtėpinė dhe e marrin fuqinė prej
zanave. Pas Omerit nuk ka mė kreshnikė. Fuqia dhe lavdia e tyre nuk trashėgohet.
Tipari
matriarkal i figurave mitologjike tė epikės legjendare theksohet nga fryma e
pėrgjithshme e rapsodisė sė njohur tė Gjergj Elez Alisė. Zakonisht ėshtė thėnė
se nė kėtė kėngė maten fuqitė tokėsore me ato detare ("njė bajloz i zi ka dalė
prej detit"). Janė gjurmuar e gjetur gjurmė tė kulturės bizantine, si kėrkimi i
haraēit nga bajlozi "tim pėr tim", ashtu siē ishin ligjet e administratės sė
perandorisė. Nė fakt, burimi themelor i rapsodisė sė Gjergj Elez Alisė ėshtė
mbarimi i epokės sė flijimit tė njeriut (gruas) pėr njė vepėr, pėr njė fushatė
apo pėr haraē. Gjergj Elez Alia ngrihet nga shtrati i vdekjes pėr tė shpėtuar
njė epokė nga morali i trashėguar prej qėmoti se njeriu mund tė flijohej i
gjallė - siē ndodh me nusen e murosur nė baladat ballkanike. Ai mund bajlozin,
qė kėrkon natė pėr natė "ka 'i dash t'pjekun", natė pėr natė "ka 'i vashė tė
re". Mundja e bajlozit shėnon fundin e asaj konvente qė e pėrligjte flijimin e
gruas. Gjergj Elez Alia amniston pėrgjithnjė gruan nga flijimi.
Karakteri ktonik (tokėsor) i hyjnive tė eposit shqiptar thekson karakterin
autoktonik tė popullit. Ndryshe prej poemave homerike, ku hyjnitė kanė njė
hierarki shumėshkallėshe (nėntokėsore, gjysmėtokėsore - Persefoni e kalon
gjysmėn e vitit nėn tokė dhe gjysmėn mbi tokė- ktonike dhe uranike - qiellore),
nė eposin shqiptar kjo hierarki nuk ekziston. Figurat mitologjike tė botės
shqiptare janė tokėsore. Nė folklorin rrėfimtar, duke pėrfshirė epin dhe
pėrrallat, nuk ekziston "e bukura e qiellit". Krahas me "tė bukurėn e dheut" (tė
kėsaj toke) nė traditėn etnofolklorike tė vendit dalin e bėhen bashkė figura tė
tilla si shtojzovallet (aglutinim i "shtojua zot vallet"), shtojzorreshtat ("shtojua
zot rreshtat"), "ato tė lumet", shita.
Tipari ktonik i figurave mitologjike tė eposit shqiptar pėrkon me atė stad tė
mendimit, kur nė letėrsinė antike helene "perėnditė zbritėn nga Olimpi", por,
megjithatė, mbetėn figura tė rėndėsishme tė ndėrgjegjes sė besimit. Kjo ėshtė mė
e vonėt se shtresa uranike (qiellore) e figurave mitologjike, por, gjithsesi, mė
e hershme se ajo kohė kur perėnditė greke u bėnė pėr t'u pėrqeshur nė komeditė e
Aristofanit.
"Dy kalendarėt" e kohės (jashtėkohėsisė) nė epos dhe nė historinė e jetės
njerėzore lidhen me dallimet ndėrmjet pėrfytyrimit mitologjik pėr kohėn nė
mendėsinė e lashtė dhe nė mendėsinė moderne. Njė prej fakteve folklorikė
interesantė pėr kėtė ėshtė pėrdorimi i kohės pėr hapėsirėn dhe anasjelltas, qė
shihet si tipar universal i eposit. Nė eposin shqiptar, pėr tė treguar largėsi,
zakonisht thuhet nantė konaqe larg ose "nantė vjet udhė". Kjo ngjan me idiomėn
letrare tė eposit tė shumerėve, ku largėsia tregohet jo me njėsi tė hapėsirės,
por me njėsi tė kohės: "Mė zuri shqiponja me kthetra tė hekurta,/ Dhe katėr orė
nė lartėsi mė ngriti". Ose: "Shkuan mė tej, dy herė nga njėzet orė,/ Derisa nga
larg dalluan njė cep toke". Pėrdorimi i kohės pėr hapėsirėn dhe anasjelltas ka
lidhje me atė shkallė tė zhvillimit mendor tė botės njerėzore, kur ende procesi
i lėvizjes prej sė shkuarės nė tė ardhmen pėrfytyrohej si njėdimensional. Nė
kėtė pėrmasė njėsoheshin deri nė padallim koha dhe hapėsira.
Kėto mendėsi tė njė stadi tė lashtė antik pėrbėjnė argumente artistikė parėsorė
pėr debatin mbi burimin kohor tė eposit shqiptar. Cikli shqiptar i kreshnikėve
pėrmban njė ndėrthurje tiparesh tė eposeve antikė dhe atyre europianė tė
periudhės mesjetare. Por ka mė shumė tipare tė eposeve antikė se tė atyre
mesjetarė. Ekzistojnė njė varg argumentesh folklorikė nė favor tė njė pėrcaktimi
kronologjik relativ tė burimit tė eposit nė periudhėn e kalimit prej ilirėve tek
shqiptarėt, prej ilirishtes tek shqipja, prej periudhės sė fundme tė romanizimit
nė pėrballjen me dyndjet sllave.
Nė shkencėn sllave cikli verior konsiderohet rikrijim i motiveve tė eposit
serbo-boshnjak pas muslimanizimit masiv tė shqiptarėve, dikur nga shekulli i
18-tė e kėndej. Disa nga dijetarėt vendės janė bashkuar nė mendimin se eposi
shqiptar ėshtė "i periudhės bizantine" dhe burimi i tij duhet lidhur me kohėn e
krijimit tė "Digenis Akritas" tek grekėt. Kėto pikėpamje, herė hapur e herė
tėrthorazi, herė me qėllime tė caktuara e herė nga mosbesimi tek faktet, duke e
kushtėzuar burimin e tij me lindjen e eposit sllav ose tė atij bizantin, e
vonojnė mjaft kronologjikisht formimin e eposit shqiptar.
Tė dhėnat e zhvillimit tė pėrgjithshėm kulturor tė
shqiptarėve tregojnė se eposi verior ėshtė krijuar nė njė periudhė zhvillimi
divergjent. Kjo ėshtė periudha e ndarjes mė tė madhe etno-krahinore tė viseve
shqiptare (Gegėri e Toskėri) - fakti ėshtė se nuk gjenden gjurmė tė eposit nė
jug tė Shkumbinit. Kjo ėshtė periudha e ndarjes sė polifonisė nė jug prej
homofonisė nė veri. Kjo ėshtė periudha e rotacizmit nė jug dhe e nazalitetit nė
veri. Kjo ėshtė periudha e ruajtjes sė a-sė nė gegėrishte dhe e kthimit tė saj
nė "ė" nė toskėrishte. Nga pikėpamja kulturore eposi ka lindur nė kohėn kur u
vėrtetuan ndryshimet mė tė rėndėsishme dydegėshe tė kulturės shqiptare - gege
dhe toske. Kjo nuk do tė thotė se eposi ėshtė njė traditė e mbyllur folklorike
nė veri. Ka shumė tė dhėna qė provojnė se cikli verior nuk ėshtė aq verior, sa
tė mbetet i vetėveēuar. Motive themelore tė tij gjenden tė zhvilluara nė
folklorin e viseve jugore nė formėn e rrėfimeve, pėrrallave apo legjendave.
Nga pikėpamja historike, eposi nuk mund tė lindė nė ēdo kohė dhe nga ēdo ngjarje.
Vetė eposi shqiptar sundohet fund e krye nga konflikti i bartėsve tė tij me
popullsinė e ardhur nė Ballkan, mban vulėn e dyndjeve sllave. Eposi shqiptar e
pėrjashton krijimin qysh nė kontaktet e para me popullsinė e ardhur, duke
paralajmėruar audiencėn se tė tjera gjėra ndodhnin kur kem pas besė me krajli.
Nga njė kėrkim nė njė mėnyrė pak tendencioze mund tė hetohen edhe tė dhėna qė
shfaqen si dėshmi tė njė rreziku qė vjen nga deti dhe qė nė nėnshtrat mund tė
lidhet edhe me jehonėn e njė kohe tė pushtimeve romake. Kėto fakte e arsyetime
lejojnė tė mbrohet mendimi se nė epos, pavarėsisht nga karakteri i tij
shumėshtresor, megjithatė, ekziston njė kohė e parė. Ajo pėrkon me shek.
7-8-tė, kur ndodhin proceset mė tė rėndėsishme divergjente tė brendshme nė
kulturėn etnike, kur vėrtetohen shndėrrime cilėsore kulturore, si kalimi nga
ilirishtja tek shqipja, konsolidimi i dy koineve gege dhe toske (nė vend tė tė
folmeve tė ngushta tė fiseve). Ky proces divergjence ishte pėrparimtar, sepse,
duke ndarė koinenė kulturore veriore nga ajo jugore, zhvilloi konvergjencėn
brenda tyre, njėsoj si kishte ndodhur nė antikitet me katėr dialektet e
greqishtes. Pikėrisht nė kėtė periudhė vendėsit pėrballen me dyndjet sllave nė
Ballkan dhe njohin pak nga pak karakterin ekspansiv tė tyre.
Edhe tė dhėnat rreth nocionit tė njė hapėsire mitologjike nė epos janė
favorizuese pėr kushtėzimin e burimit tė tij me periudhėn e kėtyre shndėrrimeve
tė mėdha. Nėse studiuesi do tė vihej nė kėrkim tė njė habitat-i prehistorik tė
botės sė personazheve dhe ngjarjeve tė eposit, tė njė "atdheu shpirtėror", tė
njė "patria poesis", kjo do tė gjendej nė kultin e dheut tė tė parėve, nė mitin
e vendlindjes, nė shenjtėrimin e bjeshkės, nė hyjnizimin e dheut, nė atė kuptim
qė gjermanėt e pėrdorin kėtė fjalė kur thonė "land". Ndonėse tė kufizuara, nė
epos ka tė dhėna tė tilla me karakter etnoveēues, qė gjenden tė trashėguara nė
botėn shpirtėrore shqiptare. Kėto fillojnė me dallimin tė vetėt - tė tjerėt,
qė ėshtė nga shenjat mė tė hershme tė ndėrgjegjes sė bashkėsisė. Ka tė ngjarė qė
nė opozicionin kreshnikė - shkje ėshtė po ai opozicion qė gjendej tek grekėt e
vjetėr nė formėn helenė - barbarė. Ndonėse mė shumė mund tė flitet pėr njė
nocion landi, vendlindjeje, pėr njė Itakė shqiptare, sikurse ėshtė Moreja tek
arbėreshėt (nė kėngėt historike, se pėr njė hapėsirė tė pėrcaktuar qartė, prapė
vetėdija e njė atdheu qė i bėn bartėsit e eposit tė ndihen mes tyre "tė vetėt"
del aty-kėtu. Eshtė me vend tė kujtohet se edhe nė eposin antik helen kishte dy
kuptime mbi atdheun: Odiseu ishte bir i Eladhės, por ai nuk gjen prehje pa
mbėrritur "atdheun e ngushtė", Itakėn.
Dėshmitė e pranisė sė kulturave tė vjetra antike nė lėndėn shqiptare, sidomos tė
kulturės greko-romake, janė edhe dėshmi hershmėrie dhe fqinjėsie prej
antikitetit. Lamberci argumenton se nė eposin verior ka "mbi 40 tema tė ngjashme"
me ato tė kėngėve akritike. Zgjedhja e Mujit ("a don forcė a don gja") ėshtė si
zgjedhja e Heraklitit. Nė njė kėngė tė njohur shqiptare Omeri i vogėl duhet tė
lirojė "babė e axhė" nga burgu, sikurse Armuropulos (Armuri i vogėl) tek kėngėt
akritike. Kėto gjurmė janė inkurajuese pėr tė shkuar drejt pėrfundimit se eposi
shqiptar, i mbiquajtur cikli verior, duke e parė nė lidhjet e tij artistike me
gjithė folklorin e vendit, nuk ėshtė dhe aq verior dhe i kufizuar sa ėshtė
paraqitur nėpėrmjet termit. Kėtu edhe gjeografia historike pak hyn nė punė.
Veēohet pėr nga rėndėsia shtresėzimi i eposit mbi bazėn e tipeve tė personazheve.
Mė nė hollėsi duan vėmendje personazhet mitologjikė, duke theksuar karakterin e
tyre polistadial, prej fėmijėrisė sė njerėzimit. Heronjtė kryesorė tė eposit (Muji)
pėrfaqėsojnė kultin e fuqisė, sikurse Akili nė veprat homerike; kurse kalimi nė
stadin e kultit tė diturisė - dinakėrisė (kulti i Odiseut) nuk ėshtė aq i
vėrtetuar. Eposi shqiptar ka nė qendėr heroin e luftės, ndėrsa heroi i paqes, "heroi
i dytė" - Halili - mė shumė anon nga kulti i bukurisė. Nė eposin helen Odiseu
duhej tė mposhtte joshjet e aventurės dhe tė arratisė, duke qenė larg atdheut,
prandaj duhej t'i zgjidhte situatat menēurisht, kurse nė eposin shqiptar Halili
ėshtė nė atdheun e tij dhe duhet t'ua fitojė zemrat "devojkave" me hijeshinė
burrėrore
Autor Dr.Shaban Sinani
Bibliografi:
1. Albert Lord, "The Singler of Tales", 1962.
2. Maximillian Lambertz, "Die Volksepik der Albaner", Leipzig, East Germany,
1958.
3. "Epi i Gilgameshit", 1999.
4. "Shah Name", pėrkthim i Vexhi Buharasė, dorėshkrim.
5. "Ēėshtje tė Folklorit Shqiptar", 1-6.
6. Fatos Arapi, "Kėngė tė moēme shqiptare", 1986.
7. Berndardin Palaj - Donart Kurti, "Visaret e Kombit"-2, 1937.
8. Gjergj Zheji, "Vargu i kėngėve tė kreshnikėve, 1987.
9. Eqrem Ēabej, Problemi i autoktonisė sė shqiptarėve nė dritėn e emrave tė
vendeve, 1958/2.
10. Faik Konica: "Shqipėria -kopėsht shkėmbor nė Europėn Juglindore", 1993.
11. Stavro Skėndi, Albanian and South Slavic Oral Poetry, Philadelphia 1954.
12. Vladimir Propp, "Morfologija skaskih",1958.
13. Shaban Sinani, "Mitologji nė eposin e kreshnikėve", 1998.
14. Bernardin Palaj - opere, Roma 1969.
15. Celentano. L. Letteratura greca, Napoli 1995.
16. Clarotti-Crussi, Viaggio nellepos, Torino 1996.
17. Robert Elsie, Albanian folktales and legends, Tiranė 1994.
18. Vladimir Propp, Ruskij geroiēeskij epos, M. 1958.
19. Sigmund Freud, Psicoanalisi dellarte e della letteratura, Roma 1993.