Megjithese jezuitet erdhen me vone ne Shqiperi ata e rroken
shpejt natyren dhe kulturen shqiptare Bie ne sy revista e tyre patriotike leka
.Kurse per Franceskanet dallohet Pater Gjergj Fishta I konsideruar si poet
Kombetar Shqiptar dhe themelues I alfabetit te gjuhes shqipe ne Kongresit te
Manastirit. Polemika apo konkurrenca mes jezuiteve dhe franceskaneve nuk arriten
asnjehere ne krize te kishes katolike ne Shqipetare.per me teper ato kishin
bashkuar gjithnje perpjekjete per te siguruar perkrahes ne fuqite e medha si
Austria e cila kishte ndikuar prane portes se larte per te mbrojtur interesat e
katolikeve dhe kishte financuar per kishen katolike shqiptare .
Ne pasluften e pasigurt per fatet e Shqipeprise prej lakmise se fqinjeve nje
delegacion I kryesuar nga ipeshkv katolik Bumci shkoi ne Versaje dhe perdoren
influencen e tyre ne Seline e Shenjte per te garantuar se katoliket shqiptare
nuk donin te jetonin te ndare nga shqiptaret e tjere muslimane duke pase
parasysh copetimin e mundshem te pasluftes.
Per tiu pershtatur te gjithe besimtareve te vet Kisha katolike mori parasysh
edhe kanunin e leke Dukagjinit dhe variante te tij dhe u mundua qe te mos I
binte ndesh ketij kodit te nderit;, mikpritjes, fjales se dhene etj duke
spjeguar keto elemente edhe me biblen.
Kisha katolike shqiptare ,ne dallim nga simotrat ne Evrope, karakterizohej nga
nje pavaresi e komponenteve te saj per shkak te rolit te vecante qe luajten
franceskanet dhe jezuitet . Kjo gje shkaktonte mospelqimin e dergatave nga Roma
sepse nuk e kuptonin situaten ne vend.
Eshte per tu theksuar se, ashtu si edhe ne shekullin e XV dhe XVI, ne dallim nga
riti lindor, Kisha katolike nxiti perdorimin e gjuhes shqipe qe me 1861 ne
seminarin e urdherit franceskan dhe u shqua per nje patriotizem ta pashoq. Ky
ishte shkaku qe me 1933 ipeshkvit katolike do ti shkruanin bashkerisht Zogut Ne
jemi ketu ne Shqiperi prej dy mije vjetesh;katolike atehere katolike edhe sot,
shqipetare atehere shqipetare sot edhe gjithmoneDy revistat katolike te viteve
30 Drita dhe Leka harmonizojne doktrinen fetare me kontekstin shqiptar dhe
propagandojne tolerancen fetare dhe mundesine e bashkejeteses midis feve ;Psh
solidaritet shoqeror kristian do te gjente mbeshtetjen e vet ne Shqiperi ne
praktiken e beses dhe te fjales se dhene te tradites zakonore shqiptare
Pushtimi Italian zgjoi perseri idene e vejeter te Vatikanit per uniatizimin e
Kishes dhe pati edhe misionare dhe u organizuan mbledhje per kete ne kuader te
luftes italo-greke.
kleri fetar i te te gjithe besimeve (musliman,katolik, bektashian dhe ortodoks)
u perpoq te perfitonte sa me shume financime nga politika e fashisteve italaine
dhe gjerman. Por kjo nuk I pengonte besimtaret te vazhdonin te shihnin nje
pushtues qe duhet te ikte nje ore dhe me pare. Bektashinjte u hodhen totalisht
kunder fashizmit italian dhe nazizmit gjerman
Me shkrirjen e patrikanes se Ohrit dhe kalimi i varesise se kishes ortodokse direkt nga Kostandinopoli, pas janarit te vitit 1767 (influencuar edhe nga rezultatet e lufterave ruso-turke) u vu re nje perpjekje fare e hapur per helenizimin e popujve te ballkanit duke shtuar numrin e shkollave greke dhe te qendrave te rendesishme fetare dhe didaktike si Voskopoja ku u hapen shkolla si « Akademia e Re » (nje institucion illuminist ne te cilen kontribuan greke, rumune-vllhe dhe shqiptare si Kavalioti )ne vitin 1744 apo shtypshkronja etj. Por patriotet fetare dhe njerez te ditur Shqiptare e shfrytezuan kete infrastrukture dhe kulture fetare per te prodhuar vepra per te ardhmen e kombit shqiptar sic ishte edhe fjalori tre gjuhesh i Kavaliotit i botuar ne Venedik me 1744. Keshtu Voskopoja u be nje qender iluminizmi , arti dhe atdhetarizme e . Po si devocion patriotik ne ndihme te kishes shqiptare erdhi edhe Ali Pashe Tepelena i cili ngarkoi mjekun e tij Vangjel Meksin te Perkthente Dhiaten e re per besimtaret shqiptare ne vitin 1819 deri 1827 per te vazhduar vone me perkthimet e Kristoforidhit te vitit 1872
Pushtimi osman dhe pėrhapja e islamizmit e demtoi rende fene e krishtere
katolike apo ortodokse. Me rritjen e ndėrgjegjes kombėtare nė luftėn kundėr
sundimit tė huaj, nga shtresa e klerit vendės dolėn disa figura tė njohura si
Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani tė cilėt luajtėn njė rol tė
rėndėsishėm pėr kulturėn shqiptare. Gjatė Rilindjes kombėtare nga rradhėt e dy
degėve tė Krishtera pati klerikė qė punuan pėr interesat e vendit e tė kulturės
kombėtare, si Papa Kristo Negovani, Ndoc Nikaj, Nikollė Kaēorri etj.
Ne fund te shekullit XIX dhe ne fillim te shekullit XX ,patriotet Shqipetare te
mergimit, kryesisht ortodokse e kuptuan heret se per te kundeshtuar politiken
dhe praktiken helenizuese te Greqise duhej nje Kishe Autoqefale
Shqiptare.Tentativat e para per kete jane bere nga Nikolla Naco me orijgine nga
ne Bukuresht por pa sukses.
E drejta ligjore per autoqefali i lindi Kishės Ortodokse tė Shqipėrisė qysh mė
28 Nėntor 1912. Me shpalljen e pavarėsisė nga Turqia, Kisha Ortodokse e
Shqipėrisė nuk mund tė mbrohej mė juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nėn
juridiksionin e shtetit turk. Kjo kishte ndodhur edhe me popullsitė e tjera tė
Ballkanit qė kishin qenė tė pushtuara nga Turqia. Kėshtu, kishin shpallur
autoqefalinė Kisha Ortodokse Greke, Bullgare, Rumune dhe Serbe, e cila e kishte
fituar kėtė tė drejtė qė nė shek.XIII.
Nė Amerikė kjo pėrpjekje filloi qysh nė Maj te vitit 1907. Njė shkak qė i dha
shtysė kėtij problemi, ka qenė njė ngjarje konkrete. Mė gusht tė vitit 1907,
vdiq njė djalė i ri, nė qytetin Hadson. Kur trupi i tij u shpu ne Kishen
Ortodokse ku zakonisht kryenin shėrbesat e tyre shqiptarėt ortodoksė, prifti
grek refuzoi ti kryente sherebesen e permortshme pasi djaloshi njihej si
nacionalist shqiptar dhe ishte automatikisht i ckisheruar .
Pėr kėte shkak, shqiptarėt krijuan njė shoqėri fetare nė Shtator 1907, me emrin
Nderi Shqiptar dhe zgjodhėn njė komision, qė ai ta lidhte shoqėrinė e Usterit
me emigrantėt e Natikut, Marlboros, Bostonit, etj. Ky ishte hapi i parė pėr njė
Kishe Ortodokse Shqiptare tė pavarur nė emigracionin e Amerikės.
Meqė shqiptarėt nuk kishin njė prift legal tė dorezuar nga njė peshkop, vendosėn
qė tė thėrrisnin njė prift nga Shqipėria.
Nga kandidatėt fitoi F.Noli, i cili pas shume peripecish te stisura nga
patrikana ,mė Mars te vitit 1908, F.Noli u dorėzua prift i ligjshėm. Noli u
shigurua prift nga tre peshkope nje rus , nje ukrainas dhe nje rumun.
Kjo ngjarje u prit me gėzim nga tė gjithė shqiptarėt kudo qė ndodheshin dhe pati
jehonė tė gjerė nė tė gjithė shtypin e kohės. Pėr tė shkroi gazeta Drita e
Sofjes, tė cilėn e nxirrte Shahin Kolonja, Shpresa e Shqypnis, si dhe gazeta
tė tjera shqiptare tė Misirit dhe tė Amerikės.
Meshėn e parė nė gjuhėn shqipe, F.Noli e dha mė 22 Mars 1908.
Pas kesaj ne Amerkike fillon ethshem ndertimi i Kishave ortodokse shqiptare
kisha e Shėn Kollit nė Sauth Brixh, e cila perfundoi nė vitin 1912.kisha e Shėn
Palit dhe e Shėn Pjetrit nė Filadelfia. Iniciativėn e mori emigranti Stavri
Seminaku nga Berati dhe prifti nga Rehova e Kolonjės at Naum Cerja. Nė vitin
1919 u ngrit kisha e Shėn Mėrise nė Natik.
Pėr nevojat e Kishės sė re shqiptare e tė pavarur, F.Noli pėrktheu me radhė nga
viti 1908-1914, tė gjithė librat kishtare tė domosdoshėm Sherbesat e Javes sė
Madhe, Libri i Sherbesave tė Shenjta, Libri i tė Kremteve tė Mėdha, Triodhi
i vogel, Lutjesorja dhe Pesėdhjetėvjetorja e vogėl.
Tė gjitha kėto pėrpjekje pėr njė Kishė Ortodokse Autoqefale Shqiptare, F.Noli i
bėri me synimin e krijimit tė njė peshkopate ortodokse shqiptare nė Amerikė,
fronin e sė cilės, nė tė ardhmen ta shpinin ne Shqipėri.
Njė nga ngjarjet mė tė shėnuara tė Kishės Ortodokse Shqiptare ka qene Kuvend i
dates 16 Mars tė vitit 1919 ku u mblodh diaspora shqiptare e Amerikes Kanadase
dhe Meksikes Kuvendi i kėrkoi peshkopit rus tu jepte mundėsi qė tė formonin
Peshkopatėn Shqiptare tė Amerikės dhe tė dorėzonte peshkopin e tyre tė parė. Pėr
kėtė qėllim u bėnė shumė kėrkesa edhe nė kryepeshkopata tė tjera. Peshkopi rus
premtoi tri here qė tė dorėzonte F.Nolin peshkop dhe tė tri herėt u terhoq. Nė
rrethana tė tilla mė 26 Korrik 1919, nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Boston, F.Noli
iu drejtue tė pranishmėve: Kush e bėri peshkopin e parė fare? Dhe populli iu
pergjigj: Tė parin fare e bėri populli. Dhe mua populli tė mė dorėzojė se jam i
pari fare pėr shqiptarėt - tha F.Noli.
Nga ana tjetėr, Kuvendi i 30 Korrikut 1919 e shpalli Kishėn Ortodokse Shqiptare
tė Amerikės kishė autoqefale dhe F.Nolin peshkop tė saj.
Ndėrsa nė Amerikė ndodhnin kėto ngjarje, nė Shqipėri, e cila ishte bėrė shesh
lufte, mbizotėronin mitropolitėt grekė, si Jakovi i Durrėsit e pastaj i Korēės,
Njoftime kishte se Nė Shqipėri vepronin bandat terroriste greke tė kompanive tė
shenjta, tė cilat vranė Papa Kristo Negovanin nė vitin 1904, terrorizuan
popullsinė e Shqipėrisė sė Jugut nė vitin 1914, vranė At Stath Melanin nė vitin
1917.
Pas gjithė kėtyre pengesave mė nė fund, mė 28 Prill 1921 at Vasil Marku dha tė
parėn meshė shqip nė kishėn e Shėn Gjergjit nė Korēė.
Ngjarja mė e madhe pėr Kishėn Ortodokse tė Shqipėrisė ishte mbledhja e njė
kongresi gjithėshqiptar nė Berat, mė 10 Shtator tė vitit 1922 ku u aprovua nga
kongresi qė si qender e Kishės Autoqefale tė Shqiperisė tė ishte Korēa.
Kongresi vendosi qė gjuha e liturgjisė nė Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare
tė ishte gjuha shqipe.Kongresi i Beratit u mbyll mė 19 Shtator 1922.
Mė 21 Nėntor 1923, Sinodi I Pare I themeluar ne Berat shpalli F.Nolin
kryepeshkop. Ceremonia u bė nė kishėn e Shen Gjergjit nė Korēė.
Kėshtu, sikurse shkruan dhe F.Noli, pas 500 vjetėsh u krijua Sinodi i Pare i
Kishės Ortodokse Shqiptare qysh nė vitin 1478, kur e gjithė Shqipėria (Arberia)
ra nėn sundimin osman. Ky Sinod i Shenjtė pėrbėhej nga Hireotheu, miropolit i
Korēės dhe i Gjirokastrės, Kristofor Kisi, mitropolit i Beratit dhe i Vlorės,
F.Noli, mitropolit i Durrėsit dhe i Tiranės. Ky Sinod sipas F.Nolit, vijoi deri
mė 24 Dhjetor 1924, kur Fan Noli u detyrua tė largohej nga Shqipėria.
Me pėrkrahjen e qeverisė, erdhi nė krye te Kishės Ortodokse tė Shqiperisė at
Visarion Xhuvani, i cili u shpall kryepeshkop nė kėtė mėnyrė. Nė vitin 1929, ai
u dėrgua nga Sinodi dhe mitropoliti i tij tek Anastasi i Koshavacit.
Qė aty u thirr nė Tiranė dhe tok me peshkopin serb tė Shkodrės, si dhe me dy
peshkopė tė tjerė, Evthim Ikonomin dhe V.Camcen (Agathangjelin), krijuan Sinodin
e Dytė tė Kishės Ortodokse Shqiptare me kryepeshkop Visarion Xhavanin. Patrikana
Ekumenike e kundėrshtoi kėtė sinod Megjithėketė, duhet theksuar se V.Xhuvani u
tregua shumė energjik. Gjatė kohės qė ishte nė krye tė Kishės ai mblodhi
Kongresin II gjithėortodoks nė Korēė, mė 16 Qershor 1929
Nėn formulėn: Kishe e lirė nė shtet tė lirė, Kishė e ndarė nga shteti, u
formulua neni 16 i Statutit ku thuhet: Kryepeshkopi, peshkopėt, zėvendėsit e
tyre lokalė, Ikonomi i Madh Mitrofor, Sekretar i Pėrgjithshėm i Sinodit, si dhe
ndihmėsit dhe zėvendėsit klerikė tė Kryepeshkopit dhe peshkopėve, duhet tė jenė
prej gjakut dhe gjuhės shqiptare, si dhe tė kenė nėnshtetėsinė shqiptare.
Sinodi II i Shenjtė i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrise, po i panjohur
nga Patrikana Ekumenike u pėrbė nga: Kryepeshkop dhe peshkop i Tiranės dhe i
Durrėsit V.Xhuvani, imzot Camce, imzot Ambrozi, imzot Eugjeni. Mė vonė ky sinod
u plotėsua dhe me Ikonomin e Madh, Mitrofor, at Vasil Markun.
Mbreti Zog gjate perpjekjeve per te krijuar nje stabilite politik ne Shqiperi
ndoqi nje politike neutrale ne lidhje me besimet e ndryshme ne Shqiperi duke e
ndare pushtetin nga feja , duke perkrahur autoqefaline e kishes ortodokse si
edhe duke preferuar shqipetare ne drejtimine fese. Per tre vjet ai pat nje
konflikt me shkollat katolike (1933-1936) te cilat I mbylli dhe pastaj I hapi
prape. Kjo u be ne kuader te reformes arsimore.Ka interpretime se kjo levizje e
Zogut u be edhe per te mbajtur nje ekuiliber fetar dhe per ti vene nje kufi
ekspansionit te gjithanshem italian ne Shqiperi
Problemi atoqefalise u be nje nga temat kryesore edhe per mbretin Zog I clili
dergoi minitrsin ortodoks Kota dy hetre ne Stamboll per te negociuar por edhe
per te kercenuar.Nė vitin 1933, qeveria e mbretit Zog bėri presion edhe ndaj
Xhuvanit qė ai tė jepte dorėheqjen dhe u ngarkua Kristofor Kisi pėr tė formuar
Sinodin e Tretė te Kishės Ortodokse Shqiptare. U arrit qė mė 20 Shkurt 1937,
qeveria shqiptare tė niste delegatė pėr nė Athinė K.Kisin dhe laikun Josif
Kedhi.
Kėshtu, mė 12 Prill 1937, Kishes Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varesia
direkte nga patrikana dhe u shpall autoqefale. Dekreti i lartė kishtar, Tomi.,
iu dorėzua K.Kisit. Me kėtė rast, Patrikana i dėrgoi njė mesazh Ministrit tė
Drejtėsisė Thoma Orollogaj, Mbretit Zog dhe Kryeministrit Koēo Kotta.
Tani e tutje, kjo kishė edhe juridikisht e nė mėnyrė kanonike, vendoste vetė pėr
organizimin e saj, si pėr caktimin e peshkopėve dhe tė peshkopatave, pėr
pėrkthimin e liturgjisė dhe librave tė meshės nė gjuhėn shqipe, etj.
Nga ana e saj, Patrikana ruante tė drejtėn e shpjegimit e tė interpretimit tė
dogmės ortodokse dhe kėrkoi qė ndėr tė gjithė peshkopėt e mundshėm tė fronėsuar
nga Sinodi i shenjtė i Kishės Autoqefale tė Shqipėrisė, dy prej tyre tė kishin,
pėr kėtė arsye, formim teologjik ortodoks nė shkollat greke dhe tė kishin jetuar
jashtė vendit, dmth nė Greqi ose nė Malin e Shenjtė, pėr mjaft kohė. Ky ishte i
vetmi kusht qė vuri Patrikana Ekumenike.
Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, pėrbėhej nga Kristofor
Kisi, kryepeshkop dhe mitropolit i Durrėsit dhe i Tiranės, Agathangjel Ēamēe,
mitropolit i Beratit, Evllogji Kurnila, mitropolit i Korēės, Pandeli Kotoko,
mitropolit i Gjirokastrės.
Islami nė Shqipėri
Kontaktet e shqiptarėve me botėn islame, janė relativisht mė tė vona se ato tė
pjesės mė tė madhe tė popujve europianė. Islamizmi u shfaq pėr herė tė parė i
pranishėm nė kontinentin e vjetėr nė fund tė mijėvjeēarit tė parė (shek.
9-10-tė).
Nga kontaktet e spanjollėve me arabėt dhe kulturėn e tyre lindi eposi i Sidit,
nė tė cilin konflikti themelor ėshtė ai i kalorėsve hispanikė me maurėt
(arabėt).
Nga kontakti i frankėve me arabėt lindi epopeja kombėtare e francezėve Kėnga e
Rolandit, nė tė cilėn konflikti zhvillohet midis morėve (arabėve) dhe vendėsve.
Disa shekuj mė vonė arabėt do tė ishin tė pranishėm nė tragjeditė e Shekspirit
(Othello, arapi i zi, nė tragjedinė me tė njėjtin emėr).
Nė kėtė kohė (fundi i periudhės bizantine dhe pragu i pushtimit otoman) shfaqen
pėr herė tė parė arabėt tė fiksuar nė kulturėn tradicionale shqiptare, nė
baladėn e vėllait qė ngrihet nga shtrati i vdekjes pėr tė mbrojtur nderin e
motrės nga nji bajloz i zi (a nji harap i zi) qė ka dalė prej detit.
Historikisht kontaktet ndėrfetare midis shqiptarėve tė krishterė dhe pelegrinėve
pėrhapės tė islamizmit i takojnė shekullit tė 13-14-tė.
Misionarėt e parė tė fesė sė re mbėrritėn nė hapėsirėn shqiptare nėn emrin e
ortodoksisė. Njė prej kėtyre misionarėve, qė solli bektazhizmin nė Shqipėri,
njihet me emrin Shėn Spiridoni dhe i pėrgjigjet figurės sė Haxhi Bektash
Veliut. Fshehja pas ortodoksisė lehtėsoi pranimin e islamizmit (fillimisht nė
formėn e bektashizmit) para se ushtritė perandorake osmane tė pushtonin vendin.
Kjo periudhė e parė pėrfaqėson fazėn e islamizimit tė pėrzgjedhur paqėsor.
Islamizmi nė Shqipėri paraqitet si islamizėm europian, joburimor.
Me pushtimin otoman nis faza e islamizimit me masa shtėrnguese pėrmes zbatimit
tė sistemit tė privilegjuar tė taksave dhe tatimeve ndaj muslimanėve, pėrkundėr
njė sistemi shfavorizues ndaj josmuslimanėve (pėrjashtim i atyre qė ndėrronin
fenė nga detyrimet ekonomike, nga marrja nizam etj.).
Prej shekullit tė 15-16-tė e nė vijim nė qytetet kryesore tė Shqipėrisė u
ngritėn institucione tė rėndėsishme tė kultit islamik (xhami, tyrbe, teqe).
Islamizmi u pėrhap mė shumė nė Shqipėrinė e Mesme. Nė fazėn e fillimeve pjesa mė
e madhe e shqiptarėve mbanin zyrtarisht fenė islame dhe ushtronin ritet e
krishterimit. Nė kėtė fazė dėshmohen kisha tė maskuara (nėntokėsore). Mbajtja e
dy feve dhe dy emrave (kriptokrishtėrimi, krishtėrimi i fshehtė ose i mbuluar me
muslimanizėm tė jashtėm) vazhdoi deri nė shekullin e 20-tė.
Nė shekullin e 18-19-tė islamizmi pati njė lulėzim fetar dhe kulturor nė
Shqipėri. Nė kėtė periudhė u zhvillua letėrsia shqipe me alfabet arab, e njohur
si letėrsia e bejtexhinjve, qė studiuesit e krahasojnė me letėrsinė
alhamiado qė qe zhvilluar mė parė nė Spanjė.
Islamizmi la gjurmė nė jetėn zakonore tė shqiptarėve, pėrmes ndėrhyrjes sė disa
nomeve tė sherijatit. Por sherijati nuk u bė asnjėherė kod sundues zakonor i
shqiptarėve.
Pranimi i islamit nga shqiptaret spjegohet edhe me rolin qe do te luante kjo fe
per diferencimin e shqiptareve prej sllaveve (zona Kosoves) dhe grekeve (zona
Camerise) te cilet sidomos pas shekullit XVIII kishin filluar nje politike
asimiluese ndaj shqiptareve
Feja Islame ne Shqiperi eshte karakterizuar ktryesisht nga prezenca e shumices
se muslimaneve sunite dhe pakices te urdherit bektashij
Ne kushtet e nje shteti te pavarur shqiptar dhe te pasluftes se pare boterore
muslimanet Sunite riorganizohen ne 1921 ne nje Alenace kombetare muslimane Me
1923 bashkesia sunite do te ndahet nga kalifati Stambollit duke zgjedhur si
kryetar Myftiun e Tiranes .Ne keto vite ne Islamin shqiptare shfaqet nje dell
reformator pasi ndalohet formalish poligamia , dalin perkthme ne shqip te
kuranit dhe deputet muslimane kerkojne qe grate te bejne jete shoqerore si
burrat gje cila do te filloje te realizohet me ligjine heqjes se perces vetem me
1937 . Me 1923 del edhe revista « Zani I Nalte »me ndjenja te theksuara
patriotike dhe reformatore .
Me 1929 mbahet nje kongres i muslimaneve sunite ku u vendos perdorja ekskluzive
e gjuhes shqipe dhe reduktimi i numrit te xhamive per te mbajtur ato me
kryesoret , unifikimi i medreseve etj. Ka vend te besohet se ne kete reforme ka
gisht Zogu me qellimet etij per te bashkuar vendin dhe per ta oksidentalizuar
Shqiperine duke ia hequr perfundimish imazhin e nje vendi islam.Thuhet se edhe
Ataturku, reformatori me i madh i kesaj kohe, behej xheloz nga shpirti
reformator i Zogut pasi nuk i pelqente qe ky i fundit tia kalonet atij ne kete
drejtim.
Bektashizmi e ka origjinen prej nje doktrine mistike te baballareve turkmene te
shekullit XI-XII ne detin Kaspik dhe u themelua nga Haxhi Bektashi nen ndikimin
e mistikut persian Ahmet Jasevi per tu fuqizuar si sekt musliman ne Turqi pasi
lidhet me korpusin e jenicereve (qe kishin prejardhje kristiane). Bektashizmi
adhuron Aliun po aq sa Muhametin. Per aresye te konfliktit me vete muslimanizmin
bektashizmi fitoi nje tolerance fetare me kristianizmin duke pasur edhe disa
pika takimi ne jeten fetare. Predikonin barazine e burrit me gruan, pinin alkool
dhe gjera te tjera qe ishin fare te papelqyeshme per Islamin .Per nga ky
pozicion tolerant I bektashizmit dhe per rolin patriotik qe kane luajtur shume
Bektashij ka pasur mendime nga studiues dhe politikane vendas dhe te huaj te te
gjithe koherave se Bektashizmi do te ishte nje fe e pershtateshme per
Shqipetaret .Nder keta eshte edhe poeti i madh kombetar Naim Frasheri
Nė Shqipėri bektashizmi ėshtė shfaqur nė fund tė shekullit tė 12-tė dhe nė
fillim tė shekullit tė 13-tė. Nė 1925, kur Ataturku ndėrmori reformat e ashpra
laicizuese tė shtetit pėr krijimin e Turqisė moderne, Shqipėria u bė vendi i
Kryegjyshatės Botėrore tė Bektashinjve duke mbetur edhe sot e tille Pakkush e di
se Shqipėria, ky vend i vogėl, ėshtė seli e njė kryeqendre botėrore tė besimeve.
Eshtė interesant tė vihet re se edhe gjatė periudhės sė ateizmit nuk pati
pretendime nga shtete tė tjera ku ka bashkėsi besimtarėsh bektashinj pėr tė
marrė rolin e kryeqendrės.
Bashkėsia bektashije e Shqipėrisė u shpall e pavarur nė vitin 1921.
.Shume teqe bektashishj u bene qendra rezistence kunder italianeve dhe kunder
gjermaneve si baba Fejozo dhe baba Faja duke llogaritur gjate luftes rreth 6000
bektashij te roganizuar.
Historia e Kishės Ungjillore Protestante nė Shqipėri, zė fill mė 18 Tetor
1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh u vendosen si misionarė nė qytetin e
Manastirit. Kėta misionarė fisnikė krijuan aty Bashkėsinė e parė Ungjillore.
Ndėr anėtaret e parė tė Bashkėsisė Ungjillore tė Manastirit, ishte edhe Gjerasim
Qiriazi I cili pasi shkollohet ne Bullgari me ndihmen e misionareve ne maj 1883
niste per ne Shqipėrisė, jo pa pengesa dhe pa vuajtje. Gjerasimi synoi qytetin e
Korēės, ku predikimet e para i bėri nė Mėsonjtoren Shqipe, mė 3 Maj 1890, duke
patur si pikėsynim zgjimin e popullit tė tij, si njė misionar atdhetar.
Predikimin e Fjalės sė Krishtit, ai e quante vėrtetė njė detyrė patriotike.
Gjerasimi dhe e motra Sevastia ēelen nė Korcė shkollėn e vashaveme 23 Tetor
1891. Kishte gjithsej tri vajza. Mė pas, duke thyer luftėn qė Patrikana i bėnte
shkollės dhe Gjerasimit, numri i vashave nė shkollė u shtua. Te shumta kanė qenė
vashat qė mbaruan shkollėn e Qiriazit.
Me 14 Nėntor 1892 u themelua bashkesia Vėllazėria Ungjillorene te cilen bėnte
pjesė Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani,
V.Pasko nga Pogradeci, Fanka Evthimi dhe ndoshta edhe P.N.Luarasi.
Kjo shoqėri ungjillore pati dhe organin e saj qė u quajt Letra e Vėllazėrise,
numri i parė i sė cilės u botua nė Korce nė nentor tė vitit 1892.
Besimet fetare ne periudhen 1944 1990
Pushteti i vitit 1945 e vuri nė shenjė kryesisht Kishėn Katolike tė Shqipėrisė,
duke e cilėsuar atė si ēerdhe tė agjentėve tė huaj nė Shqipėri. Pėr kėtė arsye,
qysh nė fillim, Kishės Katolike Shqiptare iu kėrkua tė bėnte njė sakrilegj
kanonik, tė shpallte autoqefalinė e saj. Te dy peshkopėt katolikė, imzot Gaspėr
Thaēi dhe imzot Vinēenc Prennushi nuk e pranuan njė gjė tė tilė. Shteti komunist
i burgosi tė dy, duke dėnuar me 20 vjet burg imzot V.Prennushin, klerik dhe poet
dhe duke dėnuar me pushkatim imzot Gaspėr Thaēin.Pas shumė mundimesh nė burg,
vdiq nė vitin 1949 dhe imzot V.Prennushi, ipeshkv i Durrėsit dhe i Tiranės. U
arrestuan 30 franēeskanė, 15 jezuitė dhe mjaft seminaristė. Disa prej tyre u
pushkatuan e disa vdiqėn tė munduar nėpėr kampe pėrqėndrimi dhe nė punė tė
detyruar.Nė vitin 1945, u pushkatuan Dom Ndre Zadeja, poet dhe atdhetar. Po kėtė
vit, u pushkatuan Frano Gjini, Gj.Volaj, at Ciprian Nika. Nė vitin 1946 u dėnua
dhe u pushkatua nė Shkrel, Nikoll Gazulli, etj.
Fjalėt e tyre tė fundit ishin: Rroftė Krishti mbret! Rroftė Shqipnia dhe pa
ne!
Nė vitin 1950 u shpall arkipeshkv i Kishės Katolike tė Shqipėrisė Bernardin
Shllaku, por atij i vunė njė mbikqyrje tė fortė. Ndėrkaq ishin mbyllur shkollat
dhe manastiret katolike kudo. Kleri i huaj katolik qė vepronte nė dioqezat e
Shqipėrisė, u dėbua qysh nė vitin 1946.
Nė vitin 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte penguar aksionin ateist tė
rinisė. Arkipeshkvi Ernest Coba u burgos qysh nė vitin 1964 dhe u dėnua me 25
vjet burg.Vdiq nė spitalin e Tiranės nė vitin 1980. Atėhere u burgos dhe Mikel
Koliqi, i cili megjithe vuajtjet, doli gjallė nga burgu por vdiq si kardinal nė
vitin 1997.
Keta dhe shume te tjere ishin martire te Kishes katolike Shqiptare ne shekullin
e 20
Sinodi III i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė qėndroi deri nė vitin
1949, kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorėheqjen. Kisi vdiq mė 16 Qershor
1959. Nga viti 1946 deri nė vitin 1949
Sinodi IV i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, u formua mė 25 Gusht tė
vitit 1949, me kryepeshkop tė Kishės Ortodokse Autoqefaqle tė Shqipėrisė, Paisi
Vodicėn. Ky u shpaLL KRYEPESHKOP i Kishės Ortodokse Autoqefale tė Shqipėrisė, si
dhe peshkop i Durrėsit dhe i Tiranės, Qiril Naslazi u vendos mitropolit i
Beratit, Filothe Duni, mitropolit i Korēės, Damjan Kokoneshi u shpall mitropolit
i Gjirokastrės. U shpall peshkop sufragan Sofron Borova.
Paisi Vodica njoftoi menjėherė Patrikanėn Ekumenike tė Kostandinopolit pėr
Sinodin e ri, por Patrikana e quajti kryepeshkop jo kanonik dhe nuk e njohu si
tė tillė.Vodica pėr arsye politike e lidhi Kishėn Ortodokse Autoqefale tė
Shqipėrisė me Patrikanėn e Rusisė komuniste. Kėshtu qė, Sinodi IV mori karakter
tė theksuar politik. Pėr kėtė shkak, u dėrgua nga Patrikana nė Amerikė peshkopi
Marko Lipa, peshkop i Lefkės, pėr tė mos lejuar qė Kisha Ortodokse Shqiptare nė
Amerikė tė binte nė pozitat politike tė Kishės nė Shqipėri.
Mė 1967 besimet fetare dhe institucionet e tij e ndėrprenė me dhunė
veprimtarinė e tyre per te filluar serish pas levizjeve demokratike te vitit
1990
Lėvizja kundėr institucioneve fetare e nxitur nga shteti diktatorial kominist u
mbulua gjoja me njė lėvizje tė rinisė ateiste. Shumė kisha u kthyen nė salla
publike, disa u kthyen nė salla bagėtish, disa u rrėnuan plotėsisht. U prishėn
2169 objekte kulti si kisha xhami e teqe. Atėhere u burgosėn 217 klerikė pėr
terror e disa prej tyre vdiqėn nėpėr burgje ose u pushkatuan.
Kodi penal i vitit 1977 dėnonte propagandėn fetare si dhe pėrhapjen e
liturgjisė. Sipas ketij kodi u dėnuan shumė ish-klerikė, por edhe laikė.
Kisha Katolike e Shqipėrisė qė i kishte dhėnė vendit dhjetra intelektualė,
studjues me emėr, poetė e shkrimtarė, si at Shtjefėn Gjeēovin, Preng Doēin, at
Gjergj Fishtėn, Dom Ndre Mjedėn, at Donat Kurtin etj, kishte pėsuar njė nga
goditjet e saj mė tė mėdha gjatė gjithė historisė sė saj nė Shqipėri.
Shpallja e Shqipėrisė (e tokes prej ku predikuan se pari apostujt e Krishtit si
Pali,e tokes se Skenderbeut qe u fut ne historine kishes si mbrojtesi i saj me
besnik) si i vetmi shtet ateist nė tė gjithe globin tokėsor, kishte habitur tė
gjithe botėn. Vatikani nuk e reshti asnjehere luften per te mbeshtetur
besimtaret e vet te cilet e vazhdonin jeten fetare ne menyre ilegale por kesaj
radhe te ndjekur nga Diktatori Enver Hoxha qe ishte shume here me i eger se sa
perandori Trajan.
Pavaresisht regjimit te eger komunist Shqipetaret nuk linin feste fetare pa
festuar me metodat e tyre sa te lashta aq edhe moderne ne kushtet e nje
fukaralleku te tmerrshem te nje furnizimi me liste dhe triska deri me 1990. Ne
kete ilegalitet te pergjithshem dhe frike u forcua edhe ndjenja e tolerances
fetare
Influence shume te madhe tek Shqipetaret besimtare dhe jo besimtare kishte edhe
aktiviteti fetar humanitar i Nene Terezes, i shenjtores me te dalluar te
shekullit XX , qe gjithshka e bente ne emer te Jezu Krishtit.
Pas permbysjes sė rendit ateist nė Shqipėri, mė 4 Nėntor 1990, patėr Simon
Jubani qė ishte mbyllur 26 vjet ne burg, si dhe Karlo A.Sevilla qė ishte dėbuar
nga Shqipėria qe nė vitin 1946, dhanė njė meshė pėr tė gjallėt e pėr tė
vdekurit, nė kapellėn e vogėl tė varrezave tė Shkodrės, e cila shėrbeu si altar.
Pjesmarrja nė meshė ishte e jashtzakonėshme. Po atė ditė, u dha njė duva nė
Xhaminė e Plumbit nė Shkodėr nga myslimanėt.
Filloi sėrish ngritja e kishave, xhamive dhe teqeve.
Besimet fetare pas vitit 1990
U kthyen nė Shqipėri emisarėt e Kishės Katolike te Shqipėrise, misionarėt dhe tė
dėrguarit apostolikė tė Selisė sė Shenjtė, midis tyre dhe klerikė katolike
shqiptarė qe kishin dalė gjallė nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia,
Imzot F.Mirdita i ardhur nga jashtė vendit etj.
Klerikėt ortodoksė qė kishin mbetur gjallė fillluan tė aktivizohen pranė kishave
qė kishin mbetur mė kembe, tė cilat filluan ti ripėrtėritin. Nga Patrikana
Ekumenike u dėrgua peshkopi misionar A.Janullatos, i cili ėshtė pėrpjekur per
ringritjen e kishave ortodokse tė shkatėrruara, si dhe pėr rikthimin e pronave
tė tyre tė rrėmbyera.
Tė dyja kishat kryesore tė krishtera nė Shqipėri, u vizituan nga primatėt e tyre
si Papa Gjon Pali II mė 25 Prill 1993 dhe Patriku Ekumenik, Vartholomeu I, mė
2-9 Nėntor 1999. Po kėshtu ėshtė pėrtėritur nė menyrė tė dukshme Kisha
Ungjillore e Shqipėrisė, pėrmes misionarėve dhe bashkėsive tė krishtera
ungjillore nė tė gjithė vendin sidomos nė qytete, dhe nė Kosovė. Kisha
Ungjillore e Shqipėrisė ecėn sipas traditave tė saj tashme evropiane, duke
shtrirė veprimtarinė nė pėrhapjen e lajmit tė mirė, sidomos nė shkolla, ku ajo
ka dhėnė ndihmesė tė shquar.
Besimtaret shqiptare i ndesh kudo ne hapesiren qe popullohet nga shqiptare por
dendesia e nje perfaqesuesve te nje besimi te caktuar ndryshon sipas rajoneve te
hapesires shqipetare ne Ballkan dhe ne bote.Kėshtu rajoni verilindor i vendit (rrethet
Tropojė, Has,, Kukės, Dibėr, Mat), Malėsia e Tiranės dhe e Krujės, Mallakastra,
Malėsia e Kėrrabės, Kurveleshi e Skrapari, Kosova dhe Pjesa perendimore e
Maqedonise janė kryesisht tė banuar nga popullėsi e besimit mysliman. Rajonet e
Alpeve, Mirdita, Puka, Malėsia dhe Fusha e Lezhės pjesėrisht, Kurbini, Zona e
Shkodrės dhe arbereshet e Italise janė populluar kruesusht me banorė tė besimit
katolik.
Rajonet e Fushes se Myzeqesė dhe zonės sė Beratit, lugina e lumit Drino,
Lunxhėria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrėza e Pėrmetit, pjesėrisht rajoni
juglindor dhe Fushėgropa e Delvinės janė populluar me banorė tė besimit ortodoks.
Nėpėr qytete i has tė gjithė besimet, ndėrsa nė disa qytete si Tiranė, Elbasan,
Vlorė, Korēė, Durrės.
Vecanti dhe origjinalitet perbejne qytetet tė cilat kane qene dhe jane me
perberje feytare tė pėrzier si Shkodra , Tirana, Gjirokastra Elbasan, Vlorė,
Korēė, Durrėsi etj. Ne keto qytete ka filluar te takohen edhe besime qe kane
hyre ne Shqiperi pas viteve 1990 si protestante, bahai etj.
Toleranca
Shqiptarėt jane dalluar ne shekuj per nje toleranca unike ndėrfetare gje cila ka
lidhje edhe me vete historine e pranise dhe bashkejeteses se besimeve te
ndryshme fetare ne trojet e polluara nga shqipetaret si pasoje e ndarjes se
krishterimit administrativisht nė dy pjesė, nė ritualin roman (perėndimor) dhe
atė bizantin (lindor) me ane te vijes se Teodosit" qe kalon diku mes lumejve
Shkumbin dhe Mat te Shqiprise ashtu edhe si pasoje e perqafimit te islamit
kryesiht per tiu rezistuar asimilimit prej shovinisteve sllave dhe greke ne fund
te shekullit XVIII dhe XIX.
Shqiptaret kane qene tolerante dhe kurre nuk kane derdhur gjak per ceshtje
fetare
Mark Milani , kryeministr I malit te zi pohon se sa here qe ne perpiqeshim te
ndersenim ne Shkoder katoliket kunder muslimaneve apo anasjelltas e kishim
betejen e humbur sepse Shqiptaret e kishin ndjenjen kombetare shume me te forte.
Ekzistencen e tolerances fetare e vune re edhe fashistet italiane te cilet
hartuan nje strategji per ta ruajtur kete ekuiliber sa qe katoliket e ndjene
veten si te lene pas dore
Prej fundit tė mesjetės e kėndej hapėsira shqiptare ishte zonė ekuilibri
ndėrmjet dy perandorive mė tė fuqishme tė kohės, Perandorisė Osmane dhe
Perandorisė Austro-hungareze. Midis kėtyre dy perandorive janė nėnshkruar disa
marrėveshje, tė quajtura "kapitulacione", tė cilat rregullonin barazinė e
ndikimeve, duke i njohur Perėndimit tė drejtėn e kujdesit pėr faltoret e tė
krishterėve, pėrmes doktrinės "cultus protectorati" - mbrojtja e klerit.
Nė Shqipėri mund te gjesh shpesh dy fe (krishtėrim e muslimanizėm) nė njė
familje ose nė njė fis (Lurė, veri), ose dy fe nė tė njėjtin njeri (Shpat,
Elbasan), i cili mban dy emra, si i krishterė e si musliman, dhe bėn ritet e
festat fetare tė tė dy besimeve. Heroi kombėtar i shqiptarėve Gjergj Kastrioti
lindi nė njė familje ortodokse, u be musliman nė oborrin e sulltanit, u bė
bektashi (ky ishte kusht pėr t'u bėrė jeniēer), u kthye nė Shqipėri dhe mori
fenė e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet qė tė varrosej nė njė katedrale
tė tė krishterėve katolikė (Lezhė). Njėri nga vėllezėrit e Gjergj Kastriotit,
pėrkundrazi, kėrkoi tė varrosej nė manastiret e Athosit, njė prej vendeve tė
shenjta tė ortodoksisė.
Nė Shqipėri nuk njihen konfliktet fetare, as nė formė episodike. Eshtė krejt
normale qė njė shqiptar, nėse nuk i pėlqen prifti, predikimi apo sjelljet e tij,
tė braktisė kishėn dhe ta kėrkojė lidhjen me zotin nė xhami. Njė prej autorėve
mė tė rėndėsishėm tė letėrsisė klasike shqiptare, Pjetėr Bogdani, nė veprėn e
tij "Ēeta e profetėve", citon krahas njėri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenėn.
Pėrkthyesi i parė i librit tė shenjtė tė muslimanėve Kur'an ishte i krishterė
(Ilo Mitkė Qafėzezi).
Muslimanėt shqiptarė festojnė shėn Gjergjin e shėn Mėrinė, njė pjesė tjetėr shėn
Nikollėn e Krishtlindjet, kurse tė krishterėt u bėjnė vizita miqėsore
muslimanėve pėr festat e tyre karakteristike (Kurban Bajram).
Ka shume raste te treguara dhe te jetuara kur priftit I eshte dashur te
kendoje syret e Kuranit per te nderuar nje muslyman te vdekur pasi hoxha dhe
xhamia ishin larg prej debores apo motit te keq.
Nė njė qytet si Shkodra, ku popullsia muslimane ėshtė e pėrzier me tė krishterė
katolikė dhe ortodoksė, nė ditėt e ramazanit edhe tregtarėt jo-islamikė ndalonin
shitjen e mishit tė derrit nė dyqanet e tyre. Po ne Shkoder kane qene familjet
bujare muslimane qe mbrojten ndertimin e kishes katolike kur disa fanatike
filluan shketerrimin e themeleve naten. Ndertimet e kishes vazhduan kur bujaret
myslmane dolen ne mes popullit duke thene mos I preki njeri se keto jane
themelet tona.
Festat fetare nė Shqipėri, qofshin ato tė bashkėsisė sė krishterė, qofshin tė
bashkėsisė muslimane, ruajnė gjurmė tė periudhės politeiste mitologjike.
Shqiptarėt katolikė tė viseve veriore ditėn e Buzmit e kane pikėrisht nė ditėn e
Krishtlindjeve, por duke nėnshtresuar nė kėtė festė edhe kultin e zjarrit. Shėn
Mėria e muslimanėve pėrkon me ditėn e zanės - Dianės tek latinėt - mė 23 gusht.
Bektashinjtė kanė kultin e Baba Tomorrit, qė ngjason me kultin mitologjik tė
Olimpit grek. Njė poet i krishterė i vuri pėr titull librit tė vet emrin Baba
Tomorrit Kjo dhe te tjera tregon Shqiptarėt kanė kultin e natyrės, festojnė
ditėn e malit apo tė bjeshkės, mbajnė edhe sot gjarpėrin dhe dhinė si totem (hyjni
mbrojtėse), kanė kult pėr zjarrin, pėr gurin, pėr ujin dhe bukėn, pėr udhėn dhe
mysafirin, pėr tokėn dhe qiellin.