Gjuha Shqipe
Gjuha shqipe bėn pjesė nė familjen e gjuhėve
indoevropiane, ku futen gjuhėt indoiranike, greqishtja, gjuhėt romane,
gjuhėt sllave, gjuhėt gjermane, etj. Ajo formon njė degė tė veēantė nė
kėtė familje gjuhėsore dhe nuk ka ndonjė lidhje prejardhjeje me asnjerėn
prej gjuhėve tė sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes,
pėrkatėsia e saj nė familjen gjehėsore indoevropiane, u arrit tė
pėrcaktohej e tė vėrtetohej qė nga mesi i shekullit XIX, nė sajė tė
studimeve tė gjuhėsisė historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorė tė kėtij
drejtimi gjuhėsor, dijetarit tė njohur gjerman Franz Bopp, qė vėrtetoi
me metoda shkencore pėrkatėsinė e gjuhės shqipe nė familjen gjuhėsore
indoevropiane. F Bopp i kushtoi kėtij problemi njė vepėr tė veēantė me
titull Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftlichen
Bezichungen, botuar nė vitin 1854.
Nė ndarjen e gjuhėve indoevropiane nė dy grupe: nė gjuhė lindore ose
satem dhe nė gjujė perėndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhėt
lindore (satem), bashkė me gjuhėt indoiranike, gjuhėt balto-sllave dhe
armenishten.
Origjina
Problemi i origjnės sė gjuhės shqipe ėshtė njė nga problemet shumė tė
debatuara tė shkencės gjuhėsore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej
njerės nga gjuhėt e lashta tė Gadishullit tė Ballkanit, ilirishtes ose
trakishtes. Nė literaturėn gjuhėsore qarkullojnė dy teza themelore pėr
origjinėn e shqipes: teza e origjinės ilire dhe teza e origjinės traka.
Teza ilire ka gjetur mbėshtetje mė tė gjerė historike dhe ghuhėsore. Ajo
ėshtė formuar qė nė shekullin XVIII nė rrethet e historianėve.
Pėrpjekjen e parė shkencore pėr tė shpjeguar origjinėn e shqiptarėve dhe
tė gjuhės sė tyre, e bėri historiani suedez Hans Erich Thunmann nė
veprėn e tij Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen
europäischen Völker Leipzig 1774. Ai, duke u mbėshtetur nė burime
historike latine e bizantine dhe nė tė dhėna gjuhėsore e onomastike,
arriti nė pėrfundimin se shqiptarėt janė vazhduesit autoktonė tė
popullsisė sė lashtė ilire, e cila nuk u romanizua siē ndodhi me
popullsinė trako-dake, paraardhėse tė rumunėve.
Tezea e origjinės ilire te shqipertarėve ėshtė mbėshtetur nga albanolugu
i mirėnjohur austriak Johannas Georges von Hahn nė veprėn e tij
Albanesische Stidien,publikuar mė 1854
Qė nga ajo kohė deri nė ditėt tona, njė varg dijetarėsh tė shquar
historianė, arkeologė e gjuhėtarė, kanė sjellė duke plotėsuar njeri
tjetrin, njė sėrė argumentesh historike dhe gjuhėsore, qė mbėshtesin
tezėn e origjinės dhe tė shqiptarėve dhe tė gjuhės sė tyre. Disa nga
keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarėt banojnė sot nė njė pjesė tė trojeve, ku nė periudhėn
antike kanė banuar fise ilire; nga ana tjetėr nė burimet historike nuk
njihet ndonjė emigrim i shqiptarėve nga vise tė tjera pėr tu vendosur
nė trojet e sotme.
2. Njė pjesė e elementeve gjuhėsore: emra sendesh, fisesh, emra
njerėzish, glosa, etj., qė janė njohur si ilire, gjejnė shpjegim me anė
tė gjuhės shqipe.
3. Format e toponimeve tė lashta tė trojeve ilire shqiptare, tė
krahasuara me format pėrgjegjėse tė sotme, provojnė se ato jane
zhvilluar sipas rregullave tė fonetikės historike tė shqipes, dmth kanė
kaluar pa ndėrprerje nėpėr gojėn e njė popullsie shqipfolėse.
4. Marrėdhėniet e shqipes me greqishtjen e vjetėr dhe me latinishten,
tregojnė se shqipja ėshtė formuar dhe ėshte zhvilluar nė fqinjėsi me
kėto dy gjuhė kėtu nė brigjet e Adriatikut dhe tė Jonit.
5. Tė dhėnat arkeologjike dhe ato tė kulturės materiale e shpirtėrore,
dėshmojnė se ka vijimėsi kulturore nga ilirėt antikė te shqiptarėt e
sotėm.
Nga tė gjithė kėto argumente, tė paraqitur nė mėnyrė tė pėrmbledhur,
rezulton se teza e origjinės ilire e gjuhės shqipe, ėshtė teza mė e
mbėshtetur nga ana historike dhe gjuhėsore.
Fillimet e shkrimit tė gjuhės shqipe
Shqipja ėshtė njė nga gjuhėt e lashta tė Ballkanit, por e dokumentuar me
shkrim mjaft vonė, nė shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, ėshtė ajo qė quhet Formula
e pagėzimit, e vitit 1462. Eshtė njė fjali e shkurtėr nė gjuhėn shqipe
Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit, qė gjendet nė
njė qarkore tė shkruar nė latinisht nga Kryepeshkopi i Durrėsit Pal
Engjėlli, bashkėpunėtor i ngushtė i Skėnderbeut.
Pal Engjėlli, gjatė njė vizite nė Mat, vuri re shrregullime nė punė tė
ushtrimit tė fesė dhe me kėtė rast, ai la me shkrim disa porosi dhe
udhėzime pėr klerin katolik, ndėr tė cilat edhe formulėn e mėsipėrme, tė
cilėn mund ta pėrdornin prindėrit pėr tė pagėzuar fėmijtė e tyre, nė
rastet kur nuk kishin mundėsi ti dėrgonin nė kishė, ose kur nuk kishte
prift. Formula ėshtė shkruar me alfabetin latin dhe nė dialektin e
veriut (gegėrisht).
Formula e pagėzimit ėshtė gjetur nė Bibliotekėn Laurentiana tė Milanos
nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe ėshtė botuar prej tij nė
vitin 1915 nė Notes et extraits pour servir lhistoire des croisades au
XV siecle IV, 1915.
Mė pas, njė botim filologjik tė kėtij dokumenti, bashkė me riprodhimin
fotografik tė tij, e bėri filologu francez Mario Rognes nė Recherches
sur les anciens textes albanais, Paris 1932.
Dokumenti i dytė, i shkruar nė gjuhėn shqipe ėshtė Fjalorthi i Arnold
von Harfit, i vitit 1496. Udhėtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i
Kėlnit, nė vjeshtė tė vitit 1496, ndėrmori njė udhėtim pelegrinazhi pėr
nė vendet e shenjta. Gjatė udhėtimit kaloi edhe nėpėr vendin tonė,
gjatė bregdetit, duke u ndalur nė Ulqin, Durrės e Sazan dhe pėr nevoja
praktike tė rrugės shėnoi 26 fjalė, 8 shprehje dhe numėrorėt 1 deri mė
10 dhe 100 e 1000, duke i shoqėruar me pėrkthimin gjermanisht. Ky
Fjalorth u botua pėr herė tė parė mė 1860 nė Kėln, nga E.von Grote.
I fundit tė shekullit XV ose i fillimit tė shekullit XV ėshtė edhe njė
tekst tjetėr i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe i gjendur brenda njė
dorėshkrimi grek tė shekullit XIV nė Bibliotekėn Ambrosiana tė Milanos.
Teksti pėrmban pjesė tė pėrkthyera nga Ungjilli i Shėn Mateut, etj. Ai
ėshtė shkruar nė dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i
shqipes i shkruar , njihet nė literaturėn shqiptare me emrin Ungjilli i
Pashkėve.
Kėto dokumente nuk kanė ndonjė vlerė letrare, por paraqesin interes pėr
historinė e gjuhės sė shkruar shqipe. Shqipja, qė nė fillimet e shkrimit
tė saj, dėshmohet e shkruar nė tė dy dialektet, nė dialektin e veriut
(gegėrisht) dhe nė alfabetin e jugut (toskėrisht), si dhe me dy
alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjė qė tregon se
kultura shqiptare ishte njėkohėsisht nėn ndikimin e kulturės latine dhe
tė kulturės greko-bizantine.
Libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe, qė njohim deri mė sot, ėshtė
Meshari i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shėnon edhe fillimin e
letėrsisė sė vjetėr shqiptare. Nga ky libėr, na ka arritur vetėm njė
kopje, qė ruhet nė Bibliotekėn e Vatikanit. Libri pėrmban 220 faqe, tė
shkruara nė dy shtylla. Meshari i Gjon Buzukut ėshtė pėrkthimi nė
shqip i pjesėve kryesore tė liturgjisė katolike, ai pėrmban meshet e tė
kremteve kryesore tė vitit, komente tė librit tė lutjeve, copa nga
Ungjilli dhe pjesė tė ritualit dhe tė katekizmit. Pra, ai pėrmban pjesėt
qė i duheshin meshtarit nė praktikėn e pėrditėshme tė shėrbimeve fetare.
Duket qartė, se kemi tė bėjmė me njė nismė tė autorit, me njė pėrpjekje
tė tij, pėr tė futur gjuhėn shqipe nė shėrbimet fetare katolike. Pra,
edhe pėr gjuhėn shqipe, ashtu si pėr shumė gjuhė tė tjera, periudha
letrare e saj nis me pėrkthime tekstesh fetare.
Libri i parė nė gjuhėn shqipe, Meshari i Gjon Buzukut, u zbulua pėr
herė tė parė nė Romė nga njeri prej shkrimtarėve tė veriut, Gjon Nikollė
Kazazi. Por libri humbi pėrsėri dhe u rizbulua mė 1909 nga peshkopi Pal
Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve tė vjetra. Nė vitin 1930,
studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti nė Romė, bėri tri fotokopje tė
librit dhe i solli nė Shqipėri. Nė vitin 1968 libri u botua i
transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shėnime kritike dhe me
njė studim tė gjerė hyrės nga gjuhėtari i shquar, prof.E.Ēabej. Nė
mėnyrė tė pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe
studiuesi N.Resuli.
Meshari i Gjon Buzukut ėshtė shkruar nė gegėrishten veriore
(veriperėndimore), me alfabet latin, tė plotėsuar me disa shkronja tė
veēanta. Libri ka njė fjalor relativisht tė pasur dhe ortografi e forma
gramatikore pėrgjithėsisht tė stabilizuara, ēka dėshmon pėr ekzistencėn
e njė tradite tė mėparshme tė tė shkruarit tė shqipes.
Prof.Eqerem Ēabej, qė ishte marrė gjerėsisht me veprėn e Gjon Buzukut,
ka arritur nė pėrfundimin, se gjuha e saj nuk ėshtė njė arė fare e
papunuar. Duke e shkruar me njė vėshtrim mė objektiv kėtė tekst
pohon ai nga gjuha e rrjedhėshme qė e pėrshkon fund e majė atė dhe nga
mėnyra, me gjithė lėkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit,
arrin tė bindet njeriu, se nė Shqipėri ka qenė formuar qė mė parė, sė
paku qė nė mesjetėn e vonė, njė traditė letrare me shkrime liturgjike.
Kjo tezė, sipas autorit, gjen mbėshtetje edhe nga gjendja kulturore e
Shqipėrisė mesjetare; shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė
kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre tė
brigjeve tė Adriatikut.
Pėr nje traditė tė shkrimit tė shqipes para shekullit XV, flasin edhe
disa dėshmi tė tjera tė tėrthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shėrbeu pėr shumė
kohė (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundėsi ti njihte
mirė shqiptarėt, nė njė relacion me titull Directorium ad passagium
faciendum ad terrom sanctam, dėrguar mbretit tė Francės Filipit VI,
Valua, studiuan ndėr tė tjera: Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė tė
ndryshme nga latinishtja, prapėsėprapė, ata kanė nė perdorim dhe nė tė
gjithė librat e tyre shkronjėn latine. Pra, ky autor flet pėr libra nė
gjuhėn e shqiptarėve, duke dhėnė kėshtu njė dėshmi se shqipja ka qenė
shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, nė veprėn e tij De obsi dione
scodrensi (Mbi rrethimin shkodran), botuar nė Venedik, mė 1504, duke
folur pėr qytetin e Shkodrės, bėn fjalė pėr fragmente tė shkruara in
vernacula lingua, dmth nė gjuhėn e vendit, tė cilat flasin pėr
rindėrtimin e qytetit tė Shkodrės.
Kėto dėshmi tė G.Adae dhe tė M.Barletit, dy njohės tė mirė tė
shqiptarėve dhe tė vendit tė tyre, janė nė pajtim edhe me tė dhėnat
historike pėr kėtė periudhė, tė cilat flasin pėr njė nivel ekonomik e
kulturor tė zhvilluar tė viseve shqiptare nė shekullin XIV dhe nė fillim
tė shekullit XV. Nė atė periudhė, nė veri dhe nė jug tė Shqipėrisė,
lulėzuan ekonomikisht Durrėsi, Kruja, Berati, Vlora, tė cilat u bėnė
qendra tė rėndėsishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Kėto janė dėshmi qė e bėjnė tė besueshme ekzistencėn e njė tradite mė tė
herėshme shkrimi tė shqipes, megjithatė, deri sa kėrkimet tė mos kenė
nxjerre nė dritė ndonjė libėr tjetėr, Meshari i Gjon Buzukut do tė
vijojė tė mbetet libri i parė i shkruar nė gjuhėn shqipe dhe vepra e
parė e letėrsisė shqiptare.
Nė shekullin XVI i ka fillimet edhe letėrsia nė gjuhėn shqipe te
arbėreshėt e Italisė. Vepra e parė e letėrsisė arbėreshe nė gjuhėn
shqipe dhe vepra e dytė pėr nga vjetėrsia, pas asaj tė Buzukut, ėshtė
ajo e priftit arbėresh Lekė Matrenga E mbesuame e krishterė
., e
botuar nė vitin 1592. Eshtė njė libėr i vogėl me 28 faqe, pėrkthim i njė
katekizmi. Libri ėshtė shkruar nė dialektin e jugut, me alfabet latin,
plotėsuar me disa shkronja tė veēanta pėr tė paraqitur ato tinguj tė
shqipes, qė nuk i ka latinishtja.
Njė zhvillim mė tė madh njohu lėvrimi i gjuhės shqipe nė shekullin XVII,
nėn penėn e njė vargu autorėsh, si Pjetėr Budi, Frang Bardhi dhe Pjetėr
Bogdani, tė cilėt nuk bėnė vetėm pėrkthime, por shkruan edhe vepra
origjinale,
Frang Bardhi, nė vitin 1635, hartoi tė parin fjalor, Fjalorin
latinisht-shqip, me tė cilin mund tė thuhet, se zė fill shkenca
gjuhėsore shqiptare. Gjatė Rilindjes Kombėtare, nė shekullin XIX, nė
kushte tė reja historike, lėvrimi dhe pėrparimi i gjuhės shqipe hyri nė
njė etapė tė re. Nė kėtė periudhė u bėnė pėrpjekje tė vetėdishme pėr tė
ndėrtuar nje gjuhė letrare kombėtare, standartizimi i sė cilės u arrit
nė shekullin XX.
Dialektet e gjuhės shqipe
Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegėrishten
dhe dialektin e jugut ose toskėrishten. Kufiri natyror qė i ndan nė vija
tė pėrgjithėshme kėto dialekte, ėshtė lumi i Shkumbinit, qė kalon nėpėr
Elbasan, nė Shqipėrinė e mesme. Nė anėn e djathtė tė Shkumbinit shtrihet
dialekti verior (gegėrishtja), nė anėn e majtė tė tij, dialekti jugor
(toskėrishtja).
Dallimet midis dialekteve tė shqipes nuk janė tė mėdha, folėsit e tyre
kuptohen pa vėshtirėsi njeri me tjetrin. Megjithatė, ekzistojnė disa
dallime nė sistemin fonetik dhe nė strukturėn gramatikore e nė leksik,
nga tė cilėt mė kryesorėt jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe
hundore, kurse dialekti i i jugut, vetėm zanore gojore; togut ua tė
toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut
nistor va tė toskėrishtes, gegėrishtja i pėrgjigjet me vo (vatėr ~
votėr); ā-sė hundore tė theksuar tė gegėrishtes, toskėrishtja i
pėrgjigjet me ė tė theksuar (nānė ~ nėnė).
Dialekti i jugut ka dukurinė e retacizmit (kthimin e n-sė ndėrzanore nė
r (ranė ~ rėrė), qė nė gegėrisht mungon; nė toskėrisht, grupet e
bashkėtingėlloreve mb, nd, etj. Ruhen tė plota, kurse nė gegėrisht, janė
asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Nė sistemin morfologjik,
dialekti i veriut ka formėn e paskajores sė tipit me punue, kurse
toskėrishtja nė vend tė saj, pėrdor lidhoren tė punoj. Forma e pjesores
nė toskėrisht, del me mbaresė, kurse nė gegėrisht, pa mbaresė (kapur ~
kapė), etj. Dialekti I jugut ka format e sė ardhmes: do tė punoj dhe kam
pėr tė punuar , ndėrsa dialekti I veriut pėrveē formave tė mėsipėrme ka
formėn kam me punue.
Shqipja standarte
Formimi i gjuhės letrare kombėtare tė njėsuar (gjuha standarte), si
varianti mė i pėrpunuar i gjuhės sė popullit shqiptar, ka qenė njė
proņes i gjatė, qė ka filluar qė nė shekujt XVI-XVIII, por pėrpunimi i
saj hyri nė njė periudhė tė re, nė shekullin XIX, gjatė Rilindjes
Kombėtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin
shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua Evetar-i. Vaqilharxhi ishte i
pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipėtare nėpėrmjet
traktatit tė tij, parathėnies sė Evetr-it tė pare dhe shume shkrimeve
tė tjera.
Nė programin e Rilindjes, mėsimi dhe lėvrimi i gjuhės amtare, pėrpjekjet
pėr pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalėt e huaja dhe tė
panevojėshme, zinin njė vend qėndror. Gjatė kėsaj periudhe, u zhvillua
njė veprimtari e gjerė letrare, kulturore dhe gjuhėsore.
Nė vitin 1879, u krijua Shoqata e tė shtypurit shkronja shqip, qė i
dha njė shtysė tė re kėsaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me
synime normative dhe u bė hapi i parė pėr hartimin e njė fjalori
kombėtar i gjuhės shqipe, qė ėshtė Fjalori i Gjuhės Shqipe i Kostandin
Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes sė autorit, mė 1904.
Gjatė periudhės sė Rilindjes Kombėtare, u arrit tė pėrvijoheshin dy
variante letrare tė kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti
letrar verior. U bėnė gjithashtu, pėrpjekje pėr afrimin e kėtyre
varianteve dhe pėr njėsimin e gjuhės letrare. Detyra e parė qė duhej
zgjedhur, ishte njėsimi i alfabetit. Deri atėhere, shqipja ishte shkruar
nė disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe
alfabete tė veēanta. Kėtė detyrė e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i
mbledhur mė 14 deri mė 22 Nentor tė vitit 1908, nė qytetin e Manastirit,
qė sot ndodhet nė Maqedoni. Ne kėtė Kongres, pas shumė diskutimesh, u
vendos qė tė pėrdorej njė alfabet i ri, i mbėshtetur tėrėsisht nė
alfabetin latin, i plotesuar me nėntė digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh,
th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ē, ė), ėshtė
alfabeti qė ka edhe sot nė perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la tė lire
edhe pėrdorimin e alfabetit tė Stambollit, qė kishte mjaft pėrhapje, por
koha ja leshoi vendin alfabetit tė ri, qė u paraqit nė Kongres, pra
alfabetit tė sotėm.
Njė hap tjetėr pėr njėsimin e gjuhės letrare shqipe, bėri Komisioni
letrar shqip, qė u mblodh nė Shkodėr nė vitin 1916. Komisioni nėnvizoi
si detyrė themelore lėvrimin e gjuhės letrare shqipe dhe zhvillimin e
letėrsisė shqiptare. Ky komision gjuhėtarėsh e shkrimtarėsh, krijuar pėr
tė ndihmuar nė formimin e njė gjuhe letrare tė pėrbashkėt pėrmes afrimit
tė dy varianteve letrare nė pėrdorim, vlerėsoi variantin letrar tė
mesėm, si njė urė nė mes toskėrishtes dhe gegėrishtes dhe pėrcaktoi disa
rregulla pėr drejtshkrimin e tij, tė cilat ndikuan nė njėsimin e shqipes
sė shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip pėr gjuhėn letrare e pėr
drejtshkrimin e saj, u miratuan mė vonė edhe nga Kongresi Arsimor i
Lushnjės (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri nė Luftėn e Dytė
Botėrore.
Pas Luftės sė dytė Botėrore, puna pėr njesimin e gjuhės letrare
kombėtare (gjuhės standarte) dhe tė drejtshkrimit tė saj, nisi te
organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione tė posaēme
pėr hartimin e projekteve tė drejtshkrimit. Kėshtu, u hartuan disa
projekte nė vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy
konferenca shkencore nė vitin 1952, pėr tė diskutuar pėr problemin e
gjuhės letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisė dhe i Gjuhėsisė, projekti i
ri Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes. Ky projekt filloi tė zbatohet
nė tė gjithė hapsiren shqiptare, nė Republikėn e Shqipėrisė, nė Kosovė
dhe nė Mal tė Zi. Ndėrkohė, perpjekje pėr njesimin e gjuhes letrare dhe
tė drejtshkrimit tė saj, bėheshin edhe nė Kosove.
Nė vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhėsore e Prishtinės, e cila, e
udhėhequr nga parimi njė komb-njė gjuhė letrare, vendosi qė projekti i
ortografisė i vitit 1968, posa tė miratohej e tė merrte formėn zyrtare
nė Republikėn e Shqipėrisė, do tė zbatohej edhe nė Kosovė. Vendimet e
kėsaj Konsulte kanė qenė me rėndėsi tė jashtėzakonshme pėr njesimin e
gjuhes letrare kombėtare shqipe.
Projekti Rregullat e drejtshkrimit tė shqipes i vitit 1967, pas njė
diskutimi publik, ai u paraqit pėr diskutim nė Kongresin e Drejtshkrimit
tė Shqipes, qe u mblodh nė Tiranė, nė vitin 1972, i cili ka hyrė nė
historinė e gjuhes shqipe dhe tė kulturės shqiptare, si Kongresi i
njėsimit tė gjuhės letrare kombėtare.
Kongresi i Drejtshkrimit tė Shqipes, nė tė cilin morėn pjesė delegatė
nga tė gjitha rrethet e Shqipėrisė, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga
Mali i Zi dhe nga arbėreshet e Italisė, pasi analizoi tė gjithė punėn e
berė deri atėhere pėr njesimin e gjuhės letrare, miratoi njė rezolutė,
nė tė cilėn pėrveē tė tjerash, pohohet se populli shqiptar ka tashmė
njė gjuhė letrare tė njėsuar.
Gjuha letrare kombėtare e njėsuar (gjuha standarte), mbėshtetej
kryesisht nė variantin letrar tė jugut, sidomos nė sistemin fonetik por
nė tė janė integruar edhe elemente tė variantit letrar tė veriut.
Pas Kongresit tė Drejtshkrimit, janė botuar njė varg vepra tė
rėndėsishme, qė kodifikojnė normat e gjuhės standarte, sic janė
Drejtshkrimi i gjuhes shqipe (1973), Fjalori i gjuhės sė sotme
letrare (1980), Fjalori i shqipes sė sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor
i gjuhės shqipe (1976), Gramatika e gjuhės sė sotme shqipe I Morfologjia
(1995), II Sintaksa (1997).
Veēori tipologjike tė shqipes sė sotme standarte.
Nga ana strukturore, paraqitet sot si njė gjuhė sintetiko-analitike, me
njė mbizotėrim tė tipareve sintetike dhe me njė prirje drejt
analitizmit. Njė pjesė e mirė e tipareve tė saj fonetike dhe
gramatikore, janė tė trashėguara nga njė periudhė e lashtė
indoevropiane, njė pjesė tjeter janė zhvillime te mėvonshme.
Shqipja ka sot njė sistem fonologjik tė vetin, qė pėrbėhet nga shtatė
fonema zanore dhe 29 fonema bashkėtingėllore. Shkruhet me alfabet latin
tė caktuar nė vitin 1908 nė Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga tė cilat 25 janė tė thjeshta (a,
b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z),
9 janė bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja
diakritike (ė, ē).
Shqipja ka theks intensiteti dhe pėrgjithėsisht tė palėvizshėm gjate
fleksionit. Nė shumicen e rasteve, sidomos nė sistemin emėror, theksi
bie nė rrokjen e parafundit.
Shqipja ka njė sistem tė zhvilluar (tė pasur) formash gramatikore, ka
njė sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe tė pashquar, ruan ende
mirė format rasore (ka pesė rasa), sistemin prej tri gjinish
(mashkullore, femėrore dhe asnjanėse), kjo e fundit po shkon drejt
zhdukjes, mbahet vetėm nė njė kategori tė veēantė emrash foljorė, tė
tipit: tė shkruarit, tė menduarit, etj.
Sistemi emėror ka trajtė tė shquar dhe tė pashquar dhe pėr pasojė, edhe
lakim tė shquar e tė pashquar; nyja shquese ėshtė e prapavendosur si nė
rumanisht dhe nė bullgarisht; ka nyje tė pėrparme te emrat nė rasen
gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshėm (i mirė, i vogėl, etj).,
te emrat asnjanės tė tipit tė folurit, etj. Pėrvec fleksionit me mbaresa
tė veēanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshėm (dash ~ desh, marr
~ merr); ka dy tipe strukturorė mbiemrash tė ngjashėm (i madh, i
ndershėm) dhe tė panyjshem (trim, besnik). Te numėrorėt pėrdor kryesisht
sistemin decimal (dhjetė, tridhjetė, pesėdhjetė), por ruan edhe sistemin
vigezimal (njėzet, dyzet); numėrorėt e pėrberė nga 11-19, formohen duke
vėnė numrin e njėsheve pėrpara, parafjalėn mbė dhe pastaj dhjetshet
(njėmbėdhjetė, dymbėdhjetė, etj) si nė rumanisht dhe nė gjuhėt sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka njė sistem tė
pasur formash menyrore dhe kohore, njė pjesė tė e cilave janė tė
trashėguara nga njė periudhė e hershme, njė pjesė janė kryer gjatė
evolucionit tė saj historik. Folja ka gjashtė menyra; (dėftore, lidhore,
kushtore, habitore, dėshirore, urdhėrore) dhe tri forma tė pashtjelluara
(pjesore, paskajore dhe pėrcjellore). Koha e ardhėshme ndėrtohet nė
menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do
tė punoj) dhe me foljen ndihmėse kam + paskajore (kam pėr tė punuar).
Rendi i fjalėve nė fjali ėshtė pėrgjithėsisht i lirė, por mė i zakonshem
ėshtė rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhės shqipe pėrbėhet prej disa shtresash. Njė shtresė tė
veēantė pėrbėjnė fjalėt me burim vendas, tė trashėguar nga njė periudhė
e lashtė indoevropiane (ditė, natė, dimėr, motėr, jani, etj.), ose tė
formuara mė vonė, me mjete tė shqipes (ditor, dimėror, i pėrnatshėm).
Njė shtresė tjetėr, pėrbėjnė fjalėt e huazuara nga gjuhė tė tjera, si
pasojė e kontakteve tė popullit shqiptar me popuj tė tjerė gjatė
shekujve. Fjalėt e huazuara kanė hyrė nga greqishtja, greqishtja e
vjetėr dh e re, nga latinishtja dhe gjuhėt romane, nga sllavishtja dhe
nga turqishtja.
Shqipja, me gjithė huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj,
si gjuhė e veēantė indoevropiane.
Pėrhapja e gjuhės shqipe
Shqipja flitet sot nga mė se gjashtė milionė vetė nė Republikėn e
Shqipėrisė, nė Kosovė, nė viset shqiptare tė Maqedonisė, tė Malit tė Zi,
tė Serbisė jugore, si dhe nė viset e Ēamerisė nė Greqi. Shqipja flitet
gjithashtu, nė ngulimet shqiptare nė Itali, nė Greqi, nė Bullgari, nė
Ukrainė, si dhe nė shqiptarė tė mėrguar nė viset e ndryshme tė botės
para Luftės se Dytė Botėrore dhe nė kėtė dhjetėvjeēarin e fundit.
Gjuha shqipe mėsohet dhe sudjohet nė disa universitete dhe qėndra
albanologjike nė bote, si nė Paris, Romė, Napoli, Kozencė, Plermo,
Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
Studimet pėr gjuhėn shqipe
Gjuha dhe kultura e shqiptarėve, lashtėsia dhe karakteri origjinal i
tyre, kanė tėrhequr prej kohėsh vėmendjen e studjuesve tė huaj dhe
shqiptarė qė nė shekullin XVIII dhe mė parė. Nė mėnyrė tė veēantė, gjuha,
historia dhe kultura e shqiptarėve, tėrhoqi vėmendjen e botės gjermane.
Me tė u mor edhe njė filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz,
qė punoi njė shekull para lindjes sė gjuhėsisė krahasimtare. Ai mendonte,
se studimi krahasues i gjuhėve ishte themelor pėr tė ndėrtuar njė
histori universale tė botės, pėr ta kuptuar dhe pėr ta shpjeguar atė. Nė
disa letra, qe ai i shkruante njė bibliotekari tė Bibliotekės Mbretėrore
tė Berlinit, nė fillim tė shekullit XVIII, shprehet edhe pėr natyrėn dhe
prejardhjen e gjuhės shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti nė
pėrfundimin, se shqipja ėshtė gjuha e ilirėve tė lashtė.
Megjithatė, studimet shkencore pėr gjuhėn shqipe, si dhe pėr shumė gjuhė
tė tjera, nisėn pas lindjes sė gjuhėsisė historike-krahasuese nga mesi i
shekullit XIX. Njė nga themeluesit e kėsaj gjuhėsie, dijetari gjerman
Franz Bopp, arriti tė provonte qė nė vitin 1854, se shqipja bėnte pjesė
nė familjen e gjuhėve indoevropiane dhe se zinte njė vend tė veēantė nė
kėtė familje gjuhėsore. Pas tij, studjues tė tjerė, si G.Meyer,
H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte tė ndryshme tė leksikut dhe tė
strukturės gramatikore tė gjuhės shqipe. G.Meyer do tė hartonte qė nė
vitin 1891 njė Fjalor etimologjik tė Gjuhės shqipe (Etymologisches
Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i
kėtij lloji pėr shqipen. Pėrveē kėtyre, njė varg i madh gjuhėtarėsh tė
huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp,
A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld,
G.B.Pellegrini, etj. kanė dhėnė kontribute tė shėnuara pėr studimin e
historisė sė gjuhės shqipe, tė problemeve qė lidhen me prejardhjen e saj,
me etimologjinė, fonetikėn dhe gramatikėn historike, si edhe nė studimin
e gjendjes sė sotme tė shqipes.
Ndėrkohė, krahas studimeve pėr gjuhėn shqipe tė albanologėve tė huaj,
lindi dhe u zhvillua edhe gjuhėsia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj qė
nė shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi tė parin fjalor tė gjuhės
shqipe Dictionarium Latino-Epiroticum (1635). Gjatė Rilindjes
Kombėtare u botuan disa gramatika tė gjuhės shqipe. Kėshtu, nė vitin
1864, Dhimitėr Kamarda, njė nga arbėreshėt e Italisė, botoi veprėn
Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese, Livorno 1864,
vėll.II LApendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua
albanese, Prato 1866. Mė 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi
Gramatikėn e gjuhės shqipe dhe mė 1806, Sami Frashėri botoi
Shkronjėtoren e gjuhės shqipe, dy vepra gjuhėsore tė rėndėsishme tė
shekullit XIX pėr gramatologjinė e gjuhės shqipe. Nga fundi i shekullit
XIX, Kostandin Kristoforidhi pėrgatiti edhe njė Fjalor tė gjuhės shqipe,
i cili u botua nė vitin 1904 dhe pėrbėn veprėn mė tė rėndėsishme tė
leksikografisė shqiptare, qė u botua para Luftės se Dytė Botėrore. Nė
vitin 1909, botohet Fjalori i shoqėrisė Bashkimi.
Pas shpalljes sė Pavarėsisė, u botuan njė varg gramatikash dhe fjalorė
dygjuhėsh, pėr tė plotėsuar nevojat e shkollės dhe tė kulturės kombėtare.
Nė fushėn e gramatikės u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandėr Xhuvani.
Aleksandėr Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta nė Universitetin e Athinės. Veprimtaria e tij pėr
studimin e gjuhės shqipe dhe arsimin kombėtar, e nisi qė gjatė periudhės
sė Rilindjes Kombėtare. Bėri njė punė tė madhe pėr pajisjen e shkollės
sonė me tekste tė gjuhės shqipe, tė letėrsisė, tė pedagogjisė dhe tė
psikologjisė. Drejtoi e punoi pėr hartimin e udhėzuesve drejtshkrimorė
nė vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati njė veprimtari tė gjerė nė fushėn e pastėrtisė sė gjuhės shqipe e
tė pasurimit tė saj dhe botoi veprėn Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe
(1956). Bashkėpunoi me profesorin Eqerem Ēabej, pėr hartimin e veprave
Parashtesat (1956) dhe Prapashtesat e gjuhės shqipe (1962), trajtesa
themelore nė fushėn e fjalformimit tė gjuhės shqipe. Botoi dhe njė varg
punimesh monografike pėr pjesoren, paskajoren dhe parafjalėt e gjuhės
shqipe.
Ai ishte njohės i mirė dhe mbledhės i pasionuar i visarit leksikor tė
gjuhės sė popullit. Fjalėt dhe shprehjet e mbledhura , u botuan
pjesėrisht pas vdekjes, nė formėn e njė fjalori. Pėrgatiti njė botim tė
dytė tė Fjalorit tė gjuhės shqipe tė Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotė e tij, e projektuar nė disa vėllime, ende nuk ėshtė botuar.
Nė vitin 1980 ėshtė botuar vėllimi i parė.
Njė zhvillim mė tė madh njohu gjuhėsia shqiptare nė gjysmėn e dytė tė
shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore tė specializuara,
si Universiteti i Tiranės, Universiteti i Prishtinės dhe Akademia e
Shkencave, Universiteti i Shkodrės, mė vonė, Universiteti i Elbasanit,
Universiteti i Gjirokastrės, Universiteti i Vlorės, Universiteti i
Tetovės, etj. Gjatė kėsaj periudhe, u hartuan njė varg veprash
pėrgjithėsuese nga fusha tė ndryshme tė gjuhėsisė. Nė fushėn e
leksikologjisė dhe tė leksikografisė, pėrveē studime leksikologjike, u
hartuan edhe njė varg fjalorėsh tė gjuhės shqipe dhe fjalori dygjuhėsh,
nga tė cilėt, mė kryesorėt janė: Fjalori i gjuhės shqipe (1954),
Fjalori i gjuhės sė sotme shqipe (1980), Fjalori i shqipes sė sotme
(1984), Fjalori drejtshkrimor i gjuhės shqipe (1976), Drejtshkrimi i
gjuhės shqipe (1973), etj. Kohėt e fundit kanė dalė edhe Fjalor
frazeologjik i gjuhės shqipe (2000) dhe Fjalor frazeologjik ballkanik
(1999).
Nė fushėn e dialektologjisė ėshtė bėrė pėrshkrimi e studimi i tė gjithė
tė folurave tė shqipes dhe ėshtė hartuar Atlasi dialektologjik i gjuhės
shqipe, njė vepėr madhore qė pritet tė dalė sė shpejti nga shtypi.
Eshtė bėrė gjithashtu, studimi i fonetikės dhe i strukturave gramatikore
tė gjuhės shqipe pėrmes studimeve tė veēanta dhe pėrmes gramatikave tė
ndryshme, niveleve tė ndryshme, nga tė cilat, mė e plota ėshtė
Gramatika e gjuhės shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997),
hartuar nga Akademia e Shkencave, nė bashkėpunim me Universitetin e
Tiranės, me kryeredaktor Mahir Domin.
Njė vend tė gjerė nė studimet gjuhėsore tė kėtij gjysėmshekulli, kanė
zėnė problemet e historisė sė gjuhės shqipe, problemet e etnogjenezės sė
popullit shqiptar e tė gjuhės shqipe, tė etimologjisė, tė fonetikės dhe
tė gramatikės historike, etj. Disa nga veprat themelore nė kėto fusha
janė: "Studime etimologjike nė fushė tė shqipes nė 7 vėllime, nga
E.Ēabej; Meshari i Gjon Buzukut (E.Ēabej); Gramatika historike e
gjuhės shqipe (Sh.Demiraj); Fonologjia historike e gjuhės shqipe (Sh.Demiraj);
Gjuhėsia ballkanike (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi mė i shquar i historisė sė gjuhės
shqipe dhe njė nga personalitetet mė nė zė tė kulturės shqiptare.
Pasi bėri studimet e para nė vendlindje (Gjirokastėr), studimet e larta
i kreu nė Austri, nė fushėn e gjuhėsisė sė krahasuar indoevropiane. Pas
mbarimit tė studimeve, kthehet nė atdhe dhe fillon veprimtarinė
shkencore e arsimore nė vitet 30 tė kėtij shekulli dhe punoi nė kėto
fusha pėr njė gjysėm shekulli, duke lėnė njė trashėgimni tė pasur
shkencore.
Eqerem Ēabej solli dhe zbatoi nė gjuhėsinė shqiptare metodat dhe
arritjet shkencore tė gjuhėsisė evropiane, duke kontribuar shumė nė
ngritjen e nivelit shkencor tė studimeve gjuhėsore shqiptare. Eqerem
Cabej punoi shumė nė disa fusha tė dijes, por u shqua sidomos nė fushėn
e historisė sė gjuhės, nė trajtimin e problemeve tė origjinės sė gjuhės
shqipe, tė autoktonisė sė shqiptarėve e tė etimologjisė dhe tė
filologjisė sė teksteve tė vjetra.
Veprat themelore tė tij janė: Studime etimologjike nė fushė tė shqipes,
nė shtatė vėllime, I Hyrje nė historinė e gjuhės shqipe, II Fonetikė
historike (1958), Meshari i Gjon Buzukut (1968), Shqiptarėt midis
perėndimit dhe lindjes (1944).
Ai ėshtė bashkėautor edhe nė njė varg veprash nė fushėn e gjuhės sė
sotme, siē janė: Fjalor i gjuhės shqipe (1954), Rregullat e
drejtshkrimit tė gjuhės shqipe (1972), Fjalori drejtshkrimor.
Pėrveē veprave, ai ka botuar njė varg studimesh nė revista shkencore
brenda e jashtė vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa nė
kongrese e konferenca kombėtare e ndėrkombėtare, tė cilat kanė bėrė tė
njohura arritjet e gjuhėsisė shqiptare nė botė, duke rritur kėshtu
prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janė botuar nė tetė vėllime, nė Prishtinė,
me titullin Studime gjuhėsore.
Me veprimtarinė e shumanėshme shkencore e me nivel tė lartė, Eqerem
Cabej ndriēoi shumė probleme tė gjuhės shqipe dhe tė kulturės shqiptare,
duke argumentuar lashtėsinė dhe origjinėn ilire tė saj, vitalitetin e
saj ndėr shekuj dhe marrėdhėniet me gjuhėt dhe kulturat e popujve tė
tjerė.
Gjatė kėsaj periudhe, gjuhėsia shqiptare zgjidhi edhe
problemin e gjuhės shqipe letrare kombėtare, tė njėsuar me ēėshtjet
teorike tė sė cilės ėshtė marrė veēanėrisht prof.Androkli Kostallari.
Nė kuadrin e punės qė ėshtė bėrė nė fushėn e gjuhėsisė normative dhe tė
kulturės sė gjuhės, janė hartuar dhe njė numėr i madh fjalorėsh
terminologjikė pėr degė tė ndryshme tė shkencės e tė teknikės.
Pėrveē veprave tė shumta qė janė botuar nė fushėn e gjuhėsisė,
veprimtaria e gjuhėsisė studimore e studjuesve shqiptarė pasqyrohet nė
botimin e disa revistave shkencore, nga tė cilat mė kryesoret sot, janė:
Studime filologjike (Tiranė); Gjuha shqipe (Prishtinė); Studia
albanica (Tiranė); Jehona (Shkup); etj.
Studime te rėndėsishme mbi gjuhėn shqipe janė bėrė nga gjuhėtarė nė
Kosovė, Maqedoni, Mal i Zi, ku janė botuar njė numėr i konsidrueshėm
veprash mbi historinė e gjuhės shqipe, fonetikėn, gramatikėn, leksikun
etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet pėr kontributin e veēantė qė ka dhėnė nė
kėtė fushė
Kontribut tė veēantė pėr gjuhen shqipe kanė dhenė edhe shqiptaret e
vendosur nė Itali, tė njohur si Arbėresh
Disa nga figurat mė tė shquara tė gjuhėsisė shqiptare tė kėtyre dy
shekujve tė fundit, janė: Dhimitėr Kamarda (arbėresh i Italisė),
Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashėri, Aleksandėr Xhuvani, Eqerem Ēabej,
Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli
Kostallari, Idriz Ajeti, etj.
HOME |