Nė Shqipėri njihen dy grupime tė mėdha etnografike, tė
konsoliduar qė nga mesi i shek.XVIII, qė janė: Gegėria nė veri tė lumit Shkumbin
dhe Toskėria nė jug tė tij. Gegėria pėrbėhej nga Gegėria e mirėfilltė, Dukagjini
apo Leknia, Malėsia dhe Fushat Bregdetare tė Veriut, kurse nė Toskėri bėnin
pjesė: Toskėria e mirėfilltė, Myzeqeja, Labėria e Ēamėria. Natyrisht, pėrbrenda
kėtyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje tė tjera mė tė vogla.
Mėnyra e jetesės nė fshat Doke e zakone
Vendbanimet nė Shqipėri, qysh nė mesjetė, kishin arritur njė stabilitet dhe
kishin kufij tė pėrcaktuar mirė, qė ndanin njė fshat nga tė tjerėt. Kufijtė
shėnoheshin me gurė tė mėdhenj tė ngulur nė tokė, me grumbuj plisash, me
rrjedhėn e pėrrenjve e tė lumenjve, me shenja nė trungjet e drurėve, atje ku
kishte pyll, etj. Lėvizja e kėtyre shenjave konsiderohej njė faj shumė i rėndė.
Ēdo fshatar i njihte mirė kufijtė e fshatit tė vet dhe mund ti tregonte me
lehtėsi, duke pėrmendur toponimet pėrkatėse.
Pėrbrenda kufijve tė fshatit, pėrfshiheshin trojet e banesave e pėrqark tyre
oborret e kopshtijet, pastaj vinin arat ose tokat e punuara dhe mė tej kullotat
dhe pjesa e malit a e pyllit, qė i pėrkiste fshatit. Kjo ndarje e territoreve tė
fshatit, nė shumė zona tė Shqipėrisė, ruhej ende mjaft mirė deri nė vitet e
Luftės sė Parė Botėrore, sidomos atje ku mbizotėronte fshatarėsia e lirė. Pronė
plotėsisht private, mbi tė cilėn fshatari dispononte krejtėsisht, ishin trojet e
banesave dhe kopshtijet, kurse tokat e mbjella ishin nė disponim tė tij, deri sa
ishin nen kulturė. Pasi mblidhej prodhimi bujqėsor, tokat liroheshin dhe kushdo
mund tė lėshonte bagėtinė pėr ti kullotur, tė tjera toka qė shfrytėzoheshin sė
bashku, pra fshatēe, ishin toka djerrė nė vėrri, kullotat e mali dhe sidomos,
burimet ujore pėr vaditjen e tokave tė mbjella, qė bėhej sipas njė rradhe
rreptėsisht tė caktuar pėr ēdo familje.
Vendbanimet fshatare, nė pėrgjithėsi, i janė pėrshtatur klimės dhe relievit ku
janė vendosur. Fshatrat mė tė ulta janė ato tė Fushave Bregdetare, kurse
fshatrat mė tė larta arrijnė deri nė 1400 metra mbi nivelin e detit dhe ndodhen
nė rrethin e Korēės e atė tė Kukėsit. Banesat e njė fshati mund tė ishin tė
grumbulluara ose tė shpėrndara, madje nė disa zona edhe shumė tė shpėrndara.
Sidoqoftė, fshati kishte njė qendėr shoqėrore, rreth sė cilės gravitonte
aktiviteti i njerėzve nė kohėn jashtė punės dhe kjo mund tė ishte njė shesh i
vogėl pranė njė rrapi a njė lisi shekullor, dyqani i ndonjė bakalli ose oborri i
njė ndėrtese kulti (kishe a xhamie). Nė gjysmėn e dytė tė shek.XX, nė shumicėn e
fshatrave, fondi i banesave pothuaj u pėrtri, duke ndryshuar tipet e banesave
tradicionale tė mėparshme. U bėnė edhe shumė ndėrtime social-kulturore, si
shkolla e kopshte fėmijėsh, shtėpi e vatra kulture, njėsi tregtare, etj.
Nga pėrllogaritjet e historianėve ka dalė se, nė shek.XV, nė Shqipėri, mesatarja
e shtėpive pėr ēdo fshat, ishte 21; mesataren mė tė lartė e kishte rrethi i
Elbasanit, me 38 shtėpi, i ndjekur nga rrethi i Korēės, me 28 shtėpi pėr fshat.
Deri nė ēerekun e parė tė shek.XX, rreth 80% e popullsisė punonte e jetonte nė
fshatra, shumica e tė cilave kishin nga 20 shtėpi afėrsisht, dhe 3% e fshatrave
kishin mbi 1000 banorė. Nė 50-60 vitet e fundit, pėrqindja e popullsisė fshatare
ndaj popullsisė sė pėrgjithėshme, ra ne 64%, megjithėse qeveria e kohės synonte
qė fshati tė mos braktisej. Pra, mund tė pohojmė, se pesha e kulturės fshatare
ndaj asaj qytetare, ėshtė ende e ndjeshme.
Gjatė shek.XX e sidomos pas Luftės sė Parė Botėrore, mėnyra e jetesės nė fshatin
shqiptar pėsoi ndryshime tė rėndėsishme. E megjithatė, nė jetėn familjare, si
edhe nė jetėn shoqėrore, vazhduan tė ruhen festa popullore me forma tė ndryshme
argėtimi dhe nė ndėrgjegjen e njerėzve u ruajtėn shumė pasuri shpirtėrore, tė
manifestuara nė folklorin gojor e muzikor tė krahinave tė ndryshme, sidomos nė
epikėn legjendare e atė historike, edhe pse hynin vazhdimisht shumė ide e shije
tė reja, me anė tė mjeteve tė reja tė komunikimit masiv.
Nė ambientin fshatar shqiptar, familja ka ende stabilitet tė mirė dhe kohezion
tė bazuar nė jetėn ekonomike tė saj. Pėrsa i pėrket strukturės sė saj, mund tė
thuhet se ajo tashmė, ėshtė thjeshtuar mjaft. Nė pjesėn mė tė madhe tė vendit,
familja pėrbėhet nga ēifti i tė martuarve me fėmijėt e tyre beqarė. Vajzat e
martuara jetojnė nė familjen e burrit. Djemtė e martuar, pak kohė pas martese,
veēohen nga familja e prindėrve dhe jetojnė mė vete, por nė shumė raste, djali
mė i vogėl mbetet nė shtėpinė e prindėrve dhe jeton me ta. Kėshtu, mesatarja e
frymėve pėr familje ėshtė 5-6 vetė, por ka fshatra, ku kjo mesatare ėshtė mė e
ulėt. Megjithatė, nė kujtesėn e njerėzve tė moshuar, ruhen raste familjesh tė
mėdha, ku vėllezėrit e martuar e fėmijėt e tyre jetonin sė bashku. Nė kėto
familje kishte detyrimisht njė rregull strikt nė ndarjen e punėve dhe tė
detyrave pėr tė gjithė. Atje ruheshin mė gjatė edhe doke e zakone tė dikurshme
tė jetės familjare, praktika e rite pagane, etj.
Nė ritet e besimet qė kanė tė bėjnė me ciklin e jetės, pra me lindjen, martesėn
e vdekjen, studjuesit qė janė marrė me to, kanė mundur tė hetojnė edhe rite tė
lashta, tė cilat, sado tė zbehta, jetojnė aty-kėtu. Kėto janė kryesisht rite pėr
tė ndjellė mbarėsi pėr familjen e ēiftuar e ēiftet e reja, qė tė shtohen e tė
kenė sidomos trashėgimtarė meshkuj. Ndėr zakonet e vdekjes, mund tė shėnojmė se
deri nė Luftėn e Dytė Botėrore, nė disa krahina ruhej vajtimi me ligje (kėngė
mortore).
Mjaft rite e besime tė tjera lidhen me data tė caktuara tė njė kalendari tė
vjetėr popullor dhe sipas studjuesve, kanė tė bėjnė me kulte tė herėshme
blegtorale e bujqėsore. Bie fjala, Dita e verės apo 1 Marsi, shėnohej nga njė
pastrim i pėrgjithshėm ritual i banesave dhe i oborreve dhe mė nė fund, jo vetėm
u vihej zjarri plehrave tė mbledhura gjatė kėtij pastrimi, por nė atė zjarr
hidheshin edhe vetė fshesat e vjetra, pėr tė filluar stinėn e re me fshesat e
reja, pra ėshtė fjala pėr njė rit purifikator, Dikur, nė fshatra, Dita e verės
pritej me shumė gėzim, sidomos nga fėmijėt. Dita e Shėn Gjergjit (23 Prill),
ishte gjithashtu nje festė e shoqėruar me rite e praktika zbavitėse. Atmosferė
gėzimi e hareje nė fshat krijonin edhe zjarret e mėdhenj, qė ndizeshin nėpėr
oborre e nė kryqėzime tė rrugėve mė 22 Qershor, Ditėn e Shėn Gjonit. Rite shumė
interesante shoqėronin dikur nėpėr malėsi festėn e buzmit nė natėn e solsticit
tė dimrit.
Shumė festa tė motmotit lidheshin me javėn bujqėsore e blegtorale, si ishin
pėrfundimi korrjeve, qethja e dhėnve, kthimi i barinjve nga kullotat verore, etj.
Mite e besime popullore
Njė aspekt me interes i kulturės popullore shqiptare kanė qenė padyshim, mitet,
supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishterė filloi
tė pėrhapej ilegalisht nė Iliri, qė nė shekullin e parė tė erės sonė.
Ungjillėzimin e saj e filloi Shėn Pali dhe e pėrfunduan misionarėt latinė. Kjo
shpjegon faktin, se pėrse nė gjuhėn shqipe, terminologjia fetare e krishterė
ėshtė e burimit latin, si nė Veri e nė Jug. Me pėrhapjen e myslimanizmit, e
sidomos nga shek.XVII e kėtej, lindėn disa fenomene tė veēanta, si
kriptokristianizmi nė disa fshatra nė rrethin e Elbasanit (nė krahinėn e Shpatit),
qė vazhdoi deri nė Shpalljen e Pavarėsisė mė 1912. Por nė shek.XIX, edhe nė disa
zona tė Shqipėrisė Veriore (psh nė Lurė), kishte familje tė pėrziera nė pikpamje
fetare: disa pjesėrisht katolikė e disa tė tjerė myslimanė. Nga Lufta e Parė
Botėrore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, qė nuk i ndjekin
rregullisht praktikat fetare. Nė kėtė kuadėr historik, nuk ėshtė e vėshtirė tė
kuptohet, se si u bė e mundur qė tė ruhej deri nė shekullin tonė njė pėrzierje e
traditave tė lashta pagane, me elementė tė krishtėrimit e tė myslimanizmit.
Ndėr mitet mė tė lashta tė ruajtura aty-kėtu deri nė fillim tė shek.XX, ishte
sigurisht
kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e tė vatrės (sepse vetė
dielli ėshtė burim drite e ngrohtėsie), si edhe me kultet bujqėsore e blegtorale
(sepse jeta e ēdo gjallese nė tokė varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi
pėr disa maja malesh, qė adhuroheshin, si maja tė diellit. Kėshtu, nė data tė
caktuara, bėheshin pelegrinazhe nė disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e
Lumės, Ēuka e Tomorrit, kėndravica, etj. Nė kėto festa ndizeshin zjarre tė
mėdhenj nė pritje tė lindjes sė diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqinė
diellit. Le tė kujtojmė kėtu, se mallkimi mė i fortė qė ndeshim nė epikėn
legjendare pėr kundėrshtarin e heroit, ėshtė: Tu shkimt hisja e diellit.
Nė shumė vise shqiptare ka patur gjurmė tė njė kulti tė gjarpėrit, veēanėrisht,
pėr gjarpėrin e bollės e shtėpisė qė konsiderohej si njė hyjni mbrojtėse. Kulti
i gjarpėrit ka qenė shumė i njohur edhe tek Ilirėt e lashtėsisė e sidomos tek
dalmatėt. Nė malsitė tona, dikur mendohej se ēdo shtėpi e kishte gjarpėrin e vet
mbrojtės.
Nė epikėn legjendare flitet edhe pėr figura tė tjera mitologjike mbrojtėse tė
njeriut, si ishin orėt dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund tė merrte nė mrojtje
personin, familjen, por edhe gjithė fisin. Zanat ishin gra tė bukura, por edhe
trime e luftėtare. Besohej, se ato banonin nė shpella mes pyjesh, pushonin nė
mrize, pranė burimeve ose nė maja malesh. Studjuesit e mitologjisė mendojnė, se
zana ka lidhje me njė perėndi ilire tė pyjeve e tė burimeve qė, nė interpretimin
romak mori emrin Diana.
Dragoi pėrfytyrohej si njė qenie e mbinatyrėshme, me fuqi tė jashtėzakonshme.
Bėma e tij kryesore ishte tė lironte ujrat, qė i kishte zėnė kuēedra. Besohej,
se dragojtė luftonin sidomos nė kohė furtunash tė mėdha, duke pėrdorur topuzat,
heshtat, shigjetat, gurėt me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund
tė shkulnin edhe drurė tė mėdhenj e gurė tė malit.
Kuēedra, pėrfytyrohej si njė qenie mitologjike, qė mishėronte forcat e verbra
shkatėrruese tė natyrės. Thuhej, se ajo ishte si njė gjarpėr i madh me 3, 7, 9
ose 12 koka, qė mund tė villnin zjarr. Zinte vend pranė burimeve, ndalonte ujin
dhe i linte njerėzit tė vuanin.
Ka pasur padyshim edhe figura tė tjera interesante nė mitologjinė shqiptare, qė
nuk mund tė arrijmė ti pėrmendim kėtu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi
magjitė, syrin e keq, parashikimin e sė ardhmes, etj.
Arti fshatar e zejtaritė artistike
Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike nė tre-katėr shekujt e
fundit nė Shqipėri, ka qėnė i lidhur ngushtė me kushtet historike e shoqėrore tė
vendit, si ishin pushtimi i gjatė osman me pasoja tė rėnda nė plan fetar e
kulturor, shtypja kombėtare e shoqėrore e ushtruar gjatė kėtij sundimi tė huaj,
etj. Kėto kushte tė vėshtira penguan lulėzimin e artit nė shumė fusha, si nė
arkitekturėn monumentale, nė skulpturė, etj. dhe e ndrydhėn pėr njė kohė artin
vendas nė sfera mė tė kufizuara si janė artet minore. Nė pamundėsi pėr tė
trajtuar tė gjitha fushat e arteve tė aplikuara popullore, mė poshtė, po flasim
shkurtimisht vetėm pėr disa prej tyre.
Nė fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit tė objekteve tė vogla
prej druri nga vetė fshatarėt pėr nevoja tė jetės sė pėrditshme, aty-kėtu, u
ruajt e gjallė edhe nė gjysmėn e parė tė shekkullit XX. Kėshtu, barinjtė
zbukuronin krraba e kupacė, furka, boshte, etj. Ndėrsa tė tjerė, fshatarė mė tė
stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato tė
Dukagjinit, tė Pukės, tė Mirditės, etj., apo djepa pėr fėmijė, vegla muzikore e
sidomos arka pėr pajė.
Nė disa krahina tė vendit, punimi i drurit kishte arritur tė ngrihej nė zejtari
artistike.
Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplarė gdhėndjesh nė dru, qė tėrheqin edhe sot
admirimin tonė, si interiore ndėrtesash kulti, interiore banesash fshatare e
qytetare, etj. Njė nga ekzemplarėt mė tė pėrkryer ėshtė padyshim ikonostasi i
kishės ortodokse tė fshatit Leusė tė Pėrmetit, i punuar nė fund tė shekullit
XVIII. Atje, sfondi vegjetal ėshtė mbizotėrues, por me degėt e gjethet e shumta,
ndėrthuren edhe figura kafshėsh reale e fantastike, zogj e simbole tė ndryshme
kristiane.
Punime tė shquara nė dru gjenden edhe nė interiore banesash, kryesisht tavane,
dollapė muri. kapakė dritaresh, trapazane, nė qytete si Gjirokastra, Berati,
Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
Traditėn e punimit tė argjendit e gjejmė nė lulėzim tė plotė nė shekujt
XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen veēanėrisht nė koleksione muzeale, objekte argjendi
me mbishkrime tė datuara e me prejardhje nga qendra tė ndryshme qytetare tė
vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato janė shumė herė tė njė
cilėsise tė lartė artistike, qofshin kulti, si kryqe, potirė, kapakė ungjijsh,
etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtėpiake, etj.
Mjeshtrat e talentuar argjendarė tė qyteteve, gjatė shekujve XVIII-XIX, kanė
punuar pėr tė veshur me pafta argjendi njė numur shumė tė madh pushkėsh tė gjata,
koburesh, jataganėsh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje tė nevojshme tė ēdo
burri, nga tė cilat, njė numur i mirė ruhet ende nėpėr muzetė e vendit. Madje,
ka shumė prej tyre, qė janė edhe tė lara me ar.
Midis tė gjitha objekteve prej argjendi tė ekzekutuara me teknika tė ndryshme
(me tė rrahur, me tė derdhur, etj), finesė tė veēantė paraqesin punimet me
filigranė, qe ishin mė fort njė specialitet i mjeshtėrve argjendarė tė qyteteve
tė veriut se sa i atyre tė jugut.
Gratė fshatare nė Shqipėri, prej shekujsh janė marrė me endjen e pėlhurave tė
ndryshme, qė shėrbenin qoftė si pjesė veshjeje, qoftė si pajisje shtėpiake (dyshekė,
peshqirė, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mėsalla tryeze, etj).
Nė Shqipėri, pėlhurat e mėndafshta janė punuar e pėrdorur mė shumė se nė vende
tė tjera tė Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit
tė mėndafshit, meqenėse nė disa zona ishte mjaft i pėrhapur mani i bardhė.
Tekstilet e leshta, tė ekzekutuara me njė varg teknikash tė ndryshme pune,
pėrdoreshin gjerėsisht dhe ruanin shumė karakteristika lokale, qė i bėnin
punimet e njė krahine tė dalloheshin nga ato tė krahinave tė tjera.
Tė tjera punėdore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e
dantelat e sidomos qendisjet e shumėllojshme, qė nga qendisjet e thjeshta
fshatare deri tek qendisjet e mahnitėshme e virtuoze, me fije mėndafshi ose ari
tė mjeshtrave qendistarė tė disa qyteteve, dhe mė herėt, edhe pranė manastireve
tė kohės. Midis punėve tė tyre, kemi edhe ekzemplarė tė rrallė, si ėshtė rasti i
Epitafit tė madh tė Glavenicės (pranė Beratit), qė mban datėn 1373, si dhe tė
tjera qendisje laike e fetare me interes tė veēantė.
Kostumet tradicionale
Veshjet
popullore, janė pa dyshim njė nga manifestimet mė tė fuqishme tė kulturės
tradicionale. Ato janė trashėguese e transmetuese tė shumė elementėve, qė vijnė
nga lashtėsia dhe nga koha e mesme, por janė njėkohėsisht edhe shprehje e
marrėdhėnieve kulturore me popuj tė tjerė gjatė shekujve.
Tipet kryesore tė veshjeve popullore shqiptare pėr burra janė: kostumi me
fustanellė, kostumi me kėmishė tė gjatė e dollamė (cibun), sipėr kostumi me tirq
dhe ai me poture (pantallona tė shkurtra deri te gjuri). Pra, nė Shqipėri,
burrat kanė mbajtur si veshjet nė formėn e njė fundi tė gjerė, ashtu edhe ato nė
formė pantallonash, por tė parat kanė dalė nga pėrdorimi mė herėt se tė tjerat.
Pjesėt mė tė zbukuruara ishin jelekėt dhe xhamadanėt e kostumit festiv. Burrat
shqiptarė mbanin edhe stoli tė ndryshme argjendi, si jastekė gjoksi, sumbulla
dekorative tek jelekėt, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi tė gjitha, armėt e
brezit e tė krahut, qė ishin gjithnjė tė stolisura pasurisht.
Pėr gra, tipet kryesore tė veshjeve, ishin: kostumi me xhubletė (njė fund nė
formė kėmbane), kostumi mė kėmishė tė gjatė e xhokė shajaku sipėr, kostumi me dy
futa tė vendosura mbi kėmishėn e gjatė, njėra pėrpara e tjetra prapa dhe kostumi
me mbėshtjellėse (njė fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
Nė veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshės. Pėr tė vegjėlit e tė
rinjtė, kostumi krahinor mund tė ishte mė i thjeshtė. Ndryshe nga popuj tė tjerė
tė Ballkanit, nė Shqipėri, vajza qė kishte arritur moshėn e martesės, duhet tė
vishej thjeshtė e pa stoli, flokėt ti mbulonte mirė me njė shami dhe tė mos
vishte rrobė tė kuqe. Kostumi i martesės ishte varianti mė i pasur i veshjes sė
krahinės, si pėr nuset edhe pėr dhėndurėt. Pėr nuset, stolitė metalike ishin tė
pamungueshme, madje, pėrdoreshin edhe me tepri, sepse kėtu, me sa duket, kishte
rendėsi jo vetėm funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik qė u
atribuohej. Pėr nuset, rėndėsi tė veēantė kishte zbukurimi i kokės. Disa vjet
pas martese, veshja fillonte tė lehtėsohej nga zbukurimet.
Tė vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat mė tė mira. Nė veshjet
popullore, shenjat e zisė ishin tė pakta, gratė mund tė vishnin praptas ndonjė
nga pjesėt mė tė zbukuruara tė kostumit, psh. xhokėn a pėrparjen.
Studimet e deritanishme, kanė treguar se pjesėt pėrbėrese tė veshjeve
tradicionale, nuk kanė tė gjitha tė njejtėn moshė. Ka pjesė, qė tė kujtojnė
veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, tė tjera qė vijnė si njė
jehonė e kohės antike, por ka edhe elementė, qė mund tė lidhen me kulturėn ilire.
Mund tė pėrmendim kėshtu analogjitė e verejtura midis linjės popullore dhe
dalmatikės ilire, apo midis kapuēave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe
elementeve respektivė, tė pėrdorur nga ilirėt. Falė kėtyre elementeve tė
trashėguar nga kultura ilire dhe ajo e arbėrve tė mesjetės, gjatė zhvillimit tė
tyre historik, veshjet popullore kanė arritur tė fitojnė njė varg tiparesh
origjinale, qė marrin vlerat e njė treguesi etnik, i cili i dallon veshjet
shqiptare nga ato tė popujve tė tjerė.
Prof.Dr.Andromaqi GJERGJI
Etnologe